28.5 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

Takimi i Metës me ambasadoren Kim, Berisha: “S’ka pse të më shqetësojë, e quaj shumë normal!”

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, në një komunikim për gazetarët foli për takimin  kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta me ambasadoren amerikane Yuri Kim. Berisha tha se nuk është aspak i shqetësuar nga ky takim dhe se sheh si diçka pozitive.

“Është e trishtë të konstatosh qëndrimin e guvernatores ndaj votës. Votën duhet ta respektosh. Por të pretendosh se po respekton shtetin ligjor, duke mos respektuar votën, është absurde. Nëna e shtetit ligjor është vota, pa votë nuk ka shtet ligjor, ka diktaturë, ka autokraci, ka çdo formë tjetër, por jo demokraci.

Se si ka mundësi këto, mendoj se nuk dëmtojnë PD-në dhe Sali Berishën, por janë totalisht në kundërshtim këto ndërhyrje me Konventën e Vjenës dhe përpjekjet e PD-së me marrëdhënie të mira dhe shumë të mira me SHBA. Çfarë e shtyn zonjën të mohojë? Ku e gjen autoritetin, mbi ç’bazë, mbi ç’konventë, mbi ç’marrëveshje, të mohojë votën e 11 dhjetorit, votën e 6 marsit, 22 majit? Nëse ka një parti që ka votuar më shumë në Europë se kjo parti, nuk ka. Atëherë kemi të bëjmë me një çështje themelore. Unë e kam parë kur vrapoi të elozhojë votën e transfiguruar nga patronazhistët, nga blerjet, etj. Po njeriu në një moment duhet t’i thotë vetes: Enough is enough”, tha Berisha.

Nëse ambasadorja kërkon ndjesë a jeni i gatshëm për tu takuar?

Berisha: Nuk ka pasur përpjekje, por ndjesa në Kodin moral pranohet. Njeriu u qytetëruar pranon ndjesë. Ti thuash një populli demokrat , të marrësh nga vepra te Enver Hoxhës është e palejueshme për një diplomate, por zgjedhjet janë të saj.

 

A ju ka shqetësuar takimi i Metës me ambasadoren Kim?

 

Berisha: Unë e kam mirëpritur takimin, nuk ka pse të më shqetësojë, e quaj shumë normal dhe Ilir Meta është ish-president., kryetar i një partie dhe gjëja më normale është takimi. E vlerësoj është pozitiv.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...