11.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Talat Xhaferi nis mandatin e kryeministrit në Maqedoninë e Veriut pas votimit në kuvend

Talat Xhaferi, pas votimit në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut një ditë më parë, ka zënë detyrën e kryeministrit sot. Në një konferencë për media me paradhësin e tij, Kovacevski, Xhaferi theksoi se Kushtetuta dhe ligjet do të jenë baza e çdo vendimi që do të merret në qeveri.

Në deklaratën e tij, Xhaferi bëri të ditur se qeveria e re do të kishte si prioritet organizimin e zgjedhjeve të rregullta parlamentare dhe presidenciale, duke zbatuar të gjitha parakushtet ligjore për sigurimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Gjithashtu, ai vuri në dukje se aleancat me SHBA, BE dhe NATO mbeten një prioritet për qeverinë e Maqedonisë së Veriut.

“Me premtimin se sëpaku një hereë në muaj do shihemi rregullisht. Sapo përfunduam takimin kokë më kokë, me Kovacevskin, u pajtuam për cështjen primare që do jetë në fokus të qeverisë. Shpreh kënaqësinë për detyrën që mora përsipër. Duke qenë se jemi në koalicion qeveritar, natyrisht edhe qeveria që do udhëheq detyrohet të zbatojë politikat në këtë program. Detyra primare është organizimi I zgjedhjeve të rregullta parlamentare dhe presidenciale. Do të zbatojmë të gjithë parakushtet ligjore për zbatimin e vullnetit të qartë të qytetarëve, për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Aleanca me SHBA, BE dhe NATO, mbetet prioritet i qeverisë së RMV, lëkundja mund të shfrytëzohet nga fuqi të treta. Ruajtja e kësaj aleance nuk ka alternativë tjetër. Integrimi si udhërrëfyes në platformën qeveritare, janë lart në axhendën e qeverisë. Pa marrë parasysh se sa do zgjasë kjo qeverisë, nuk do të mungojë funksionimi institucional në shërbim të qytetarëve. Mund të jemi të ndryshëm në këtë qeveri, por jemi aty falë legjitimitetit tuaj”, tha Xhaferi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...