10.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

“Talo Çela i theu nofullat me levë kambistit, unë i preva dorën për çantën me lekë” – rrëfimi i Dumanit

Tiranë – I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, ka vijuar dëshmitë e tij tronditëse, duke zbuluar detaje makabre nga grabitja e kambistit të njohur në Kavajë, Skënder Rroshi, një ngjarje që tronditi opinionin publik.

Pas grabitjes së parë të një argjendarie në Elbasan, Dumani dhe bashkëpunëtorët e tij – Talo Çela, Ilirjan Feçi dhe Gentjan Sharra – vendosën të synonin kambistin, i cili çdo ditë mbante me vete një çantë të lidhur për dore me shuma të mëdha parash.

Plani i grabitjes

Dumani rrëfen se informacioni për lëvizjet e kambistit u sigurua nga Ilirjan Feçi, i cili e njihte mirë Rroshin.

“Planin e bëmë natën përpara. Në mëngjes u nisëm dhe shënjestra ishte kambisti. E dinim që çdo ditë mbante çantën me para të lidhur në dorë,” – dëshmoi Dumani.

Sulmi brutal

Sipas Dumanit, Rroshi u godit papritur në fund të shkallëve nga Talo Çela, i cili e qëlloi disa herë me levë në fytyrë.

“Ai nuk e pa Talon fare, po më shikonte mua. Talo e gjuajti dy herë në surrat me levë. Ra për tokë menjëherë, iu thye nofulla dhe iu shtrembërua fytyra. Ishte gati i paralizuar në çast,” – tha Dumani.

Momentet makabre: çanta me dorë të prerë

Në dëshminë e tij, Dumani pranon se për shkak të shpejtësisë nuk arriti të priste litarin që mbante çantën dhe vendosi të ndërhynte në mënyrë brutale.

Për shpejtësi nuk arrita ta prisja mirë litarin. Ia preva dorën. Mund ta kem prerë tre-katër herë. Ai kishte mbaruar, s’kishte nevojë për më shumë goditje,” – deklaroi i penduari.

Nga grabitje në grabitje

Ky ishte një nga episodet më të dhunshme të bandës ku bënin pjesë Dumani e Çela. Më vonë, rrëfimet e të penduarit do të zbardhnin dhjetëra ngjarje të tjera kriminale ku dhuna ekstreme shoqërohej gjithnjë me përfitime të mëdha financiare.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...