Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar lidhur me protestat e zhvilluara në Tiranë, duke ironizuar pjesëmarrësit përmes një postimi në rrjetet sociale.
Balla publikoi një video me flamingo, të cilën e shoqëroi me komente ironike, duke pretenduar se protesta tashmë i përket kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, dhe se pjesëmarrës në të ishin protestues të ardhur nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut.
Postimi i Ballës vjen në vijim të përplasjeve politike mes mazhorancës dhe opozitës pas protestave të fundit në kryeqytet, të cilat kanë nxitur reagime dhe akuza të ndërsjella nga të dyja palët.
Deklarata e kreut të Grupit Parlamentar të PS ka shkaktuar reagime në rrjetet sociale, ndërsa debati politik mbi protestat vijon të mbetet i ndezur.





