14.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Taulant Balla merr pjesë në Forumin Parlamentar të Inteligjencës dhe Sigurisë në Washington

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ndodhet në Washington, ku po merr pjesë në Forumin Parlamentar të Inteligjencës dhe Sigurisë.

Balla deklaron se në forum po diskutohen disa prej çështjeve më të rëndësishme të politikave të sigurisë.

Në një postim në rrjetet sociale Balla shprehet se synimi i vizitës është që marrëdhëniet e mira Shqipëri-SHBA të konkretizohen në shkëmbime dhe bashkëpunim më të ngushtë mes Kongresit Amerikan dhe Kuvendit të Shqipërisë.

Postimi i Taulant Ballës:

FORUMI PARLAMENTAR I INTELIGJENCËS DHE SIGURISË, ku po diskutohen disa prej cështjeve më të rëndësishme të politikave të sigurisë. Në krye të një delegacioni të Kuvendit të Shqipërisë startuam sot një vizitë në Kongresin e SHBA, përgjatë së cilës do të kemi takime edhe me kolegë të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit. Marrëdhëniet shumë të mira mes Shqipërisë dhe SHBA, duhet t’i konkretizojmë edhe në shkëmbime dhe bashkëpunim më të ngushtë mes Kongresit Amerikan dhe Kuvendit të Shqipërisë. Ky është edhe synimi kryesor i kësaj vizite.

opennews.al

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sulm me dron godet bazën amerikane në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit

0
Një sulm me dron ka goditur vonë në mbrëmje bazën ushtarake pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit, konfirmojnë dy zyrtarë të sigurisë për agjencinë AFP. Sipas...

Brikena dhe Gimbo drejt televotimit, Mateo dhe Selin shpëtojnë nominimin

0
Në një zhvillim të ri nga shtëpia e Big Brother, banorët Brikena dhe Gimbo janë të nominuarit që do të përballen me televotimin për...

Kosova nis njohjen e dokumenteve dhe lejet e përkohshme për serbët pa dokumente kosovare

0
Duke filluar nga sot, Qeveria e Kosovës do t’u ofrojë individëve të komunitetit serb që nuk janë pajisur me dokumente kosovare leje të përkohshme...

Garda Revolucionare e Iranit paralajmëron SHBA: “Tërhiqni kompanitë dhe punonjësit nga Lindja e Mesme”

0
Garda Revolucionare e Iranit ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të tërheqin kompanitë dhe punonjësit e tyre nga Lindja e Mesme, ndërsa...

Shpërthim me tritol në Lezhë, dëmtohet makina e një polici

0
Një shpërthim me lëndë plasëse ka tronditur orët e para të mëngjesit qytetin e Lezhës, ku një automjet në pronësi të një efektivi policie...