5.5 C
Tiranë
Tuesday, March 24, 2026
spot_img

Të afërmit u mblodhën për t’i dhënë lamtumirën e fundit, e moshuara ngjallet dhe godet arkivolin

Të pranishmit në varrimin e një gruaje të moshuar ekuadoriane u tronditën kur zbuluan se ajo ishte ende gjallë. Një doktor në qytetin e Babahoyo e shpalli të vdekur 76-vjeçaren Bella Montoya, pas dyshimeve se pësoi goditje në tru.

Sipas BBC, ajo u fut në arkivol dhe të afërmit u mblodhën për t’i dhënë lamtumirën e fundit përpara se të varrosej. Por gati 5 orë më vonë, kur hapën arkivolin për t’i ndërruar veshjet përpara funeralit, gruaja mori frymë.

“Mami nisi të lëvizë dorën e majtë, hapi sytë dhe gojën; mezi po mbushej me frymë”, tha djali i saj Gilbert Balberán, teksa përshkrujti momentin kur kuptoi se e ëma ishte e gjallë.

Në një video të xhiruar nga një prej të pranishmëve, gruaja shfaqet në arkivolin e hapur në vështirësi për të marrë frymë, ndërsa të tjerët ankohen për vonesën e ambulancës.

Disa minuta më pas vijnë zjarrfikësit që e nxjerrin Bella Montoya-n nga arkivoli dhe e transportojnë sërish drejt spitalit ku ishte shpallur e vdekur. Djali i saj, duke folur për mediat ekuadoriane, tha se ajo ishte në kujdes intensiv, por e ndërgjegjshme.

“Nëna ime është në oksigjen, zemra e saj është stabël”, tha ai. Ndërkohë, Ministrja e Shëndetësisë në Ekuador urdhëroi ngritjen e një komiteti për të hetuar incidentin.

Bella Montoya nuk është i pari person që “ringjallet” pas shpalljes zyrtarisht i vdekur. Në Shkurt, një 82-vjeçare u gjet duke marrë frymë teksa ndodhej në një shtëpi funerale në New York. Ajo ishte shpallur e vdekur 3 orë me herët.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Molotovët e Berishës synojnë turizmin ”, Taulant Balla nga Kavaja

0
Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Taulant Balla, zhvilloi sot mbledhjen e Asamblesë së Zgjeruar të PS Kavajë, duke nisur zyrtarisht...

“Nuk pranoj që të punosh për mua dhe të kritikosh qeverinë”, Drejtuesi i ‘5Pyetjet...

0
Botuesi i Report TV, Carlo Bolino, ka vendosur shkarkimin nga puna të gazetarit Ilir Babaramo, drejtues i emisionit “5Pyetjet nga Babaramo”. Vetë Babaramo ka treguar...

“Asnjë bisedë me SHBA-në”: Irani mohon negociatat dhe i cilëson lajmet si të rreme

0
Irani ka hedhur poshtë çdo pretendim për negociata me Shtetet e Bashkuara, duke i cilësuar si lajme të rreme dhe përpjekje për të ndikuar...

“Kisha një depresion shumë të thellë”: Fjolla Morina rrëfen gjithçka në intervistën me Meriton...

0
Fjolla Morina do të rikthehet përballë kamerave në një intervistë të veçantë me Meriton Mjekiqin, ku do të rrëfejë jetën e saj, përfshirë përballjen...

“Ju premtoj që do kapemi prej flokësh me Arminën dhe Einxhelin”: Ermali Mamaqi rikthehet...

0
Ermal Mamaqi konfirmoi rikthimin e tij në ekran pas 15 vitesh, duke marrë rolin e opinionistit në edicionin e ri të “Ferma VIP” në...