25.3 C
Tiranë
Tuesday, June 30, 2026

“Deri tani nuk kemi parë ndonjë hap nga ai për normalizimin e situatës “, zëdhënësi i BE i kthehet Kurtit

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, konfirmoi se Përfaqësuesi i Lartë i BE-së Josep Borrell ka marrë një letër nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, lidhur me hapat e propozuar për de-eskalimin e situatës në veri.

Kurti ka thënë të martën se në mëngjes është takuar me ambasadorët e QUINT-it për të prezantuar propozimin e tij për uljen e tensioneve në veri të Kosovës. Ai ka thënë se këtë propozim e ka ndarë paraprakisht me Borrellin.

Stano, ka deklaruar ditën e sotme se Përfaqësuesi i Lartë i BE-së do të përgjigjet përmes kanaleve të duhura.

“Deri më tani nuk kemi parë ndonjë hap të vendosur dhe të menjëhershëm nga kryeministri Kurti të nevojshëm për deeskalim të situatës”, tha ai.

Ai tha se zhvillimet e fundit në veri të Kosovës vetëm sa dëshmojnë se përshkallëzimi ende vazhdon, dhe se kjo është në kundërshtim me interesin e Kosovës dhe të gjithë popullit në Kosovë.

“Ne ndamë me shtetet anëtare të BE-së një mori të masave që duhen marrë, nëse kryeministri Kurti nuk ndërmerr hapat adekuat dhe të menjëhershëm për të de-përshkallëzuar situatën dhe për të ulur tensionet”, tha Stano.

Ai gjithashtu tha se diskutimet midis vendeve anëtare të BE-së janë duke vazhduar dhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së Borrell është në kontakt të vazhdueshëm me liderët në rajon dhe të vendeve anëtare të BE-së.

Kryeministri Kurti tha sot se e ambasadorët e QUINT-it ka biseduar për zhvillimet e fundit në vend, dhe propozimin e qeverisë në lidhje me de-eskalimin në katër komunat në veri.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kolo Muani një hap larg Juventusit! Sot takimi vendimtar me PSG-në, ja çfarë po...

0
Rikthimi i Randal Kolo Muanit te Juventusi duket gjithnjë e më pranë, pasi klubi bardhezi ka arritur marrëveshjen me sulmuesin francez për një kontratë...

“Nuk do të ndalemi deri sa t’i marrim plotësisht”/ Putin refuzon propozimin e Ukrainës...

0
Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se Rusia do të vazhdojë ofensivën ushtarake në Ukrainë derisa të marrë nën kontroll të plotë katër rajonet...

Goditet grupi i dyshuar i hajdutëve në Sarandë! Zbardhen 6 vjedhje, 4 në pranga...

0
Policia e Sarandës ka finalizuar operacionin e koduar “Focus”, duke goditur një grup të dyshuar kriminal që kryente vjedhje me thyerje në banesa dhe...

SPAK i jep 48 orë leje Erion Veliajt! Lë përkohësisht qelinë për të parë...

0
Kryetari i arrestuar i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka lënë përkohësisht ambientet e paraburgimit pas marrjes së një lejeje 48-orëshe për arsye familjare. Sipas...

Sherr për pronën mes familjarëve! Në pranga ish-drejtori i Policisë së Vlorës dhe katër...

0
Një konflikt për motive pronësie ka përfunduar me arrestimin e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani, si dhe të katër familjarëve të tij,...