28.5 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

Të gjithë kanë fobi nga diçka/Lexoni më poshtë fobitë qe sharake të vipave botërorë

Ndonëse ke me lloje të ndryshme frikërash, studiuesit kanë arritur në përfundimin se një nga llojet më të përhapura të frikërave është agorafobia (frika nga vendet e hapura) dhe acrofobia (frika prej lartësive). Ka njerëz që përpiqen të shpëtojnë prej frikërave duke përdorur fuqinë e mendjes, ashtu siç ka të tjerë që thjesht gjejnë mënyra për t’u përshtatur me frikërat dhe i përballojnë në forma të zgjuara.

Gjithsesi, këtu jemi për t’ju treguar disa nga frikërat më të çuditshme që kanë të famshmit. Njësoj si ne, edhe ata i tremben disa gjërave shumë specifike që për të tjerë janë gati-gati qesharake.

1.Madonna- Vetëtimave

Frika e yllit të pop-it quhet ndryshe brontophobia- frikë nga bubullimat dhe vetëtimat. Thuhet se në një nga koncertet e saj në Irlandë, Madonna kërkonte raportim konstant të motit atje, për të shmangur ndonjë stuhi të mundshme gjatë kohës që ajo do të performonte në skenë.

2. Jennifer Aniston – Ka frikë fluturimin dhe të jetë duke notuar nën det

Aniston ka pranuar shpesh se është e tmerruar nga fluturimet, por i është dashur të përballet me frikën e saj teksa fluturonte drejt Mexico-s për të festuar ditëlindjen. Një tjetër frikë po kaq e madhe për të është të jetë nën ujë. Kjo frikë i atribuohet një episodi të ndodhur gjatë fëmijërisë, kur padashje ra me biçikletën e saj në pishinë.

3. Nicole Kidman- Fluturat

Që fëmijë aktorja i trembej fluturave. Ndonëse është përpjekur të përballet me të, Kidman thotë se ka qenë e pamundur.

“Vizitova një vend gjigant të mbushur me flutura në American Museum of Natural History, por nuk funksionoi. I kam frikë.”

4. Channing Tatum- Kukullat prej porçelani

Besojeni ose jo, Tatum ka frikë kukullat, por sidomos ato prej porcelani e tmerrojnë. Kjo sepse sytë e tyre i duken shumë të vërtetë dhe mendon se po e vështrojnë gjatë gjithë kohës.

5. Tyra Banks — Delfinët

Nëse për shumicën e njerëzve delfinët janë të ëmbël e të dashur, për Tyra-n jo. Ajo është shprehur shpesh se ndjen ankth dhe është në panik sa herë mendon për to.

6. Khloé Kardashian- Kërthiza

Khloe nuk do as që të preki kërthizat e të tjerëve, as që t’i prekin të sajën. Madje, sa herë është në dush, kur duhet të lajë atë zonë, bërtet. Frika e Khloe-it quhet omphalophobia.

7. Rita Ora- Banjot

Frika e Ritës kërkon patjetër përballje, por kjo s’do të thotë se ka qenë e thjeshtë për të. Këngëtarja sa herë shkon në tualet mendon se diçka do të dali prej saj dhe natën sigurohet të ndezë çdo dritë të mundshme para se të ulet në WC.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...