35.7 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe mashtrim, ekstradohen nga Gjermania dy shqiptarë

Interpol Tirana ka ekstraduar nga Gjermania dy shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale prodhim dhe trafik droge dhe mashtrim.

Eshtë ekstraduar 49-vjeçari P. S., banues në Patos, pasi dyshohet si pjesëmarrës në grupin e strukturuar kriminal që ka vepruar së bashku me persona të tjerë në episodin e trafikimit të 2 ton lëndë narkotike cannabis sativa, më datë 08.02.2017, nga Shqipëria në Itali.

Gjithashtu, është ekstraduar edhe shtetasi Klodjan Zanaj, pasi më anë të mashtrimit ka mundësuar përfitimin e një shume të konsiderueshme parash, në dëm të shtetases J. L., me banim në Tiranë.

Njoftimi i Interpol

Falë shkëmbimit në kohë të informacionit mes Interpol Tiranës dhe zyrës homologe të Interpol Wiesbaden, Gjermani, u bë e mundur kapja dhe ekstradimi drejt Shqipërisë, i dy shtetasve shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Nga specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Frankfurti, Gjermani, drejt vendit tonë, i shtetasit P. S., 49 vjeç, banues në Patos, Fier.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë, në vitin 2018, i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

Shtetasi P. S. dyshohet si pjesëmarrës në grupin e strukturuar kriminal që ka vepruar së bashku me persona të tjerë në episodin e trafikimit të 2 ton lëndë narkotike cannabis sativa, më datë 08.02.2017, nga Shqipëria në Itali, si dhe i përfshirë në episode të tjera të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.

– Gjithashtu u ekstradua shtetasi Klodjan Zanaj, 39 vjeç, banues në Vlorë.

Shtetasi Klodjan Zanaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin gjyqësor në vitin 2019, e ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burg, për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi”. Ky shtetas, në periudhën kohore 2016-2017, më anë të mashtrimit ka mundësuar përfitimin e një shume të konsiderueshme parash, në dëm të shtetases J. L., me banim në Tiranë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...