4.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

“Të shtëna në Ali Dem” – Dyshohet për përplasje me armë, Policia kreh zonën gjatë natës

Një konflikt i armatosur dyshohet të ketë ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e “Ali Demit” në Tiranë, duke alarmuar banorët dhe duke vënë në lëvizje forcat e rendit. Sipas informacioneve paraprake, gjatë përplasjes mes disa personave mund të jenë përdorur armë zjarri.

Burime jozyrtare bëjnë me dije se në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja, çka shton dyshimet për përdorimin e armëve. Deri më tani nuk raportohet për të plagosur, ndërsa Policia e Tiranës ka nisur një operacion krehjeje në zonë që prej mbrëmjes së kaluar.

Ndërkohë, nuk ka ende një deklaratë zyrtare nga autoritetet, ndërsa hetuesit po analizojnë kamerat e sigurisë dhe po marrin dëshmi për të identifikuar personat e përfshirë në incident.

Ngjarja e rëndë vjen në një kohë kur shqetësimet për sigurinë në kryeqytet janë në rritje, ndërsa policia është vënë nën presion për të garantuar rendin në lagjet e populluara.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...