6.5 C
Tiranë
Wednesday, November 27, 2024
spot_img

‘Të vritesh për këto gjëra. Më vjen turp’, flet vëllai i autorit që vrau fqinjin në Maliq

Një ngjarje e rëndë u regjistrua dje në fshatin Rëmbec të Maliqit ku Nesti Sotiri, 60 vjeç u vra me thikë nga fqinji i tij, Velo Hazisllari, i cili ka po ashtu ka mbetur i plagosur.

Ngjarja ka ndodhur për motive banale ndërkohë vëllai i autorit ka folur për mediat.

Vëllai i autorit të dyshuar është shprehur para gazetarëve i tronditur, ndërsa tregon se ngjarjen e ka mësuar nga televizori.

“Nuk di asgjë, sa e pashë në televizor. Nuk kam forcë dhe kurajë të flas. Çfarë të të them, jam i tronditur. Të vritesh për këto gjëra. Më vjen turp. Unë jetoj në Greqi, sa erdha për pushime, ndodhi kjo që ndodhi. Në vitet që kam qenë unë, ata të dy kanë qenë miq e kanë pasur raporte shumë të mira me njëri-tjetrin”, tha Pëllumb Hazisllari.

Hazisllari, i shtruar në spital, tashmë është arrestuar nga policia

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT