8.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Tension mes Uashingtonit dhe Tel Avivit: Shtëpia e Bardhë e shqetësuar nga veprimet “të papërgjegjshme” të Netanyahut

Një krisje e re duket se po formohet në boshtin tradicional SHBA-Izrael. Në një seri raportimesh të publikuara nga gazeta Axios, zyrtarë të lartë të administratës amerikane kanë reaguar me tone të pazakonta ndaj vendimeve të fundit të Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, duke e përshkruar atë si “i çmendur” dhe “një fëmijë që nuk di si të sillet”.

Komentet e pazakonta për nivelin diplomatik vijnë në një moment delikat për rajonin e Lindjes së Mesme, ku forcat izraelite kanë ndërmarrë një sërë goditjesh në Siri, përfshirë sulmin ndaj pallatit presidencial në Damask, duke i shtuar tensionet me vendet arabe dhe duke komplikuar përpjekjet e presidentit Donald Trump për të ndërtuar një bosht të ri stabiliteti në rajon.

Sipas burimeve të Axios, Shtëpia e Bardhë është e shqetësuar për pasojat afatgjata të këtyre veprimeve. “Këto plane mund të minojnë atë që presidenti po përpiqet të arrijë në Damask dhe në Lindjen e Mesme,” shprehen zyrtarët amerikanë.

Veç bombardimeve në Siri dhe Rripin e Gazës, Uashingtoni është thellësisht i irrituar edhe për incidentin tragjik në Gaza, ku një raketë izraelite shkatërroi çatinë e Famullisë Katolike të Familjes së Shenjtë, duke vrarë tre persona. Gjithashtu, vrasja e shtetasit palestinezo-amerikan Saif Musallet nga një grup kolonësh hebrenj është cilësuar si një tjetër pikë e errët në këtë seri ngjarjesh.

Burimet tregojnë se Trump, ndonëse publikisht ka zgjedhur heshtjen, privatisht ka telefonuar Netanyahun, duke kërkuar sqarime për sulmin në objektin fetar dhe duke shprehur pakënaqësi. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, e vetmja që ka dalë publikisht, ka deklaruar se “reagimi i Presidentit ndaj bastisjes në kishë nuk ka qenë pozitiv”.

Shtetet e tjera të rajonit, përfshirë Arabinë Saudite dhe Turqinë, kanë shprehur gjithashtu shqetësime ndaj lëvizjeve të Izraelit, duke ushtruar presion mbi Uashingtonin. Kjo ka shtuar më tej tensionin mes aleatëve tradicionalë.

Zyrtarë të administratës Trump i thanë Axios se “agjenda politike e Netanyahut po errëson logjikën e tij”, duke shtuar se ky mund të rezultojë në një “gabim serioz në planin afatgjatë”. Ata theksojnë se një vend që pretendon të jetë aleat nuk mund të veprojë “pa paralajmërim dhe pa konsultim”, sidomos në një rajon ku çdo lëvizje ka pasoja gjeopolitike të mëdha.

Kjo përplasje, megjithëse ende jo zyrtare, duket se sinjalizon një përçarje të heshtur mes dy liderëve që prej kohësh janë shfaqur si aleatë të pandashëm. Mbetet për t’u parë nëse do të ketë ndonjë reagim më të ashpër zyrtar nga Uashingtoni, apo nëse ky tension do të mbetet brenda murmurimave të Zyrës Ovale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...