27.5 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Tensionet në veri të Kosovës/ Vuçiç pas takimit me Stoltenberg: “Serbia do t’i përmbahet të drejtës ndërkombëtare”

Në një konferencë pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, presidenti serb Alekksandër Vuçiç u shpreh se shteti i tij respekton misionin e KFOR-it.

“Kemi folur për atë që ka ndodhur. Nuk kemi nevojë që të shohim secilën herë situatën sipas një perspektive. E respektojmë misionin e KFOR-it dhe njoftimi i tyre atë natë ka ndikuar në ulje të tensioneve”, ka thënë Vuçiç, duke iu referuar deklaratës së misionit të NATO-s më 31 korrik, se është e gatshme të ndërhyjë nëse përshkallëzohet situata në veri të Kosovës.

Ai shtoi se paqja dhe stabiliteti janë të një rëndësie vendimtare për Serbinë.

“Nesër do të kemi bisedime të vështira, nuk pajtohemi pothuajse për asgjë me Prishtinën. Serbia do t’i përmbahet të drejtës publike ndërkombëtare, Marrëveshjes së Brukselit. Sa i përket marrëdhënieve dypalëshe, theksova se Serbia me dëshirë është neutrale dhe kështu do të mbetet”, tha Vuçiç.

 

Presidenti serb theksoi se duan të shmangin çdo lloj përshkallëzimi dhe konflikti.

 

“Ne shpjeguam qëndrimin tonë, kam dorëzuar listën e inkursioneve të njësive speciale në veri, për të cilat duhet të kishin pëlqimin katër kryetarë komunash”, tha ai ndërsa këmbënguli se ushtria dhe policia serbe nuk e kaluan kurrë vijën administrative në very të Kosovës.

“I jam mirënjohës NATO-s që nuk ka dalë me të pavërteta të tilla, ndryshe nga disa të tjerë. Askush nuk kërkoi falje për gënjeshtrën se do të sulmonim. Serbia nuk ka nevojë për bazat e huaja të askujt, Serbia është ushtarakisht neutrale, ajo dëshiron të sigurojë vendin e saj dhe popullin e saj. Dhe kështu do të sillet edhe në të ardhmen”, tha Vuçiç.

Pas takimit me Vuçiçin, Stoltenberg do të bisedojë edhe me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

Ndërkohë Vuçiç do të takojë sot në Bruksel edhe të dërguarin e BE-së për dialog, Miroslav Lajçak dhe më pas me të dërguarin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Takimet vijnë në kuadër të takimit të radhës mbi dialogun që do të mbahet nesër Mes Kurit dhe Vuçiçit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...