34.4 C
Tiranë
Friday, August 7, 2026

Tentativë rrëmbimi në mes të ditës: Detektivja Shkënda Lili rrëfen si e identifikoi vetë autoren e sulmit ndaj vajzës së saj

Një ngjarje tronditëse ndodhi pak ditë më parë në një rezidencë banimi në Tiranë, kur u raportua tentativa për rrëmbimin e një vajze 7-vjeçare. Vajza rezultoi të ishte e bija e detektives private Shkënda Lili. Falë reagimit të menjëhershëm të së miturës, ngjarja fatmirësisht u shmang.

E ftuar në emisionin “Top Story”, Lili rrëfeu gjithë dinamikën e ndodhisë dhe mënyrën se si, përmes hetimit të saj personal dhe në bashkëpunim me policinë, arriti të identifikojë autoresën.

“Më thotë: ‘Mami, po më vjedh dikush!’ – u ngrita me sekonda!”

“Isha ulur në kafe pranë pallatit, kur vajza më kërkoi t’i çoja skuterin dhe një bluzë. Nuk kisha kaluar as një minutë që isha ngjitur në ashensor, kur më mori në citofon duke bërtitur: ‘Mami, po më vjedh dikush!’,” tregoi Lili.

Vajza kishte reaguar menjëherë duke iu shmangur rrëmbyeses dhe duke njoftuar nënën. E menjëhershme ishte edhe reagimi i Shkënda Lilit, e cila analizoi pamjet e kamerave të sigurisë dhe nisi hetimin privat.

Gruaja e një efektivi policie – autore e dyshuar me precedentë të mëparshëm

Nga hetimi i bërë me ekipin e saj të detektivëve privatë dhe bashkëpunimi me Policinë e Shtetit, Lili arriti të identifikojë autoresën: një grua e martuar me një efektiv të Policisë së Shtetit, me precedentë të mëparshëm për raste të ngjashme, e dyshuar me probleme të shëndetit mendor.

“Pashë që e kishte ndjekur vajzën time, e kishte kapur për krahu. Vajza shpëtoi duke ikur me vrap. Në kamera dallohej qartë që gruaja ishte e qetë, e veshur mirë, me bukë në dorë, e pamundur ta dyshoje. Por lëvizjet e saj ishin të qëllimshme,” tha ajo.

Nëpërmjet analizës së pamjeve nga disa kamera sigurie dhe ndihmës së administratorëve të dy komplekseve, u arrit të identifikohej adresa e banimit të saj në zonën midis Fushës së Aviacionit dhe Astirit, në kompleksin “Green City”.

Hetim derë më derë, në mungesë të veprimit të menjëhershëm institucional

Shkënda Lili u shpreh se, pavarësisht bashkëpunimit me policinë, vendosi të vepronte vetë për të zbuluar identitetin e autores.

“Nga ora 7 e gjysmë deri në 10 të darkës qëndruam duke ndjekur kamerat, pastaj deri në orën 8 të mëngjesit nuk lëvizëm nga hyrja e pallatit. Në fund mora vendimin të trokas derë më derë, edhe pse policia më tha ‘mos, se do ta zgjidhim ne’. Në katin e 7-të rashë në gjurmë. Hapet dera e ashensorit dhe del burri i saj. I tregova pamjet. U trondit.”

“Nuk ka lidhje me profesionin tim – çdo prind do më kuptojë”

Lili u shpreh se kjo ngjarje nuk lidhet me profesionin e saj si detektive, por ishte një ngjarje e rëndë që mund t’i ndodhte çdo familjeje:

“Portalet e zmadhuan. Unë vendosa të flas publikisht, sepse nuk ka të bëjë me ndonjë hakmarrje për shkak të profesionit tim. Kam kaluar një javë të tmerrshme dhe çdo prind do më kuptojë. Por kjo ndodhi në një zonë që e konsideroja të sigurt. Kjo është pjesa më e frikshme.”

Ngjarja tronditëse hedh dritë mbi mungesën e sigurisë edhe në zonat më të mbrojtura të qytetit, ndërkohë që ngritja e shqetësimeve për personat me probleme mendore dhe qasjen e institucioneve ndaj tyre mbetet një çështje urgjente.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...