26.5 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Tentuan të kalojnë 67 kg drogë për në Greqi, vihen në pranga 4 shqiptarë

Policia greke ka arrestuar katër shqiptarë të cilët po transportonin 67 kilogram kanabis për llogari të një bashkatdhetari.

Droga nuk mbërriti dot në destinacion sepse pasi të katër trafikantët janë vendosur në pranga gjatë një aksioni të Agjencisë së Drogës në Igumenicë.

Policia kishte marrë informacione më parë, duke lokalizuar dy makina në të cilat udhëtonin autorët. Efektivët kanë ndaluar automjetet duke ushtruar kontroll brenda tyre, shkruajnë mediat greke.

Gjatë kontrollit, policia ka gjetur 48 pako me kanabis të papërpunuar me peshë totale 67 kilogramë. Njëri nga makinat ku lëviznin 2 prej 4 personave shërbente si alternativë për të shmangur ndalimin nga policia.

Dy automjetet janë konfiskuar nga policia së bashku me 2190 euro dhe shtatë aparate celularë, të cilat iu gjetën autorëve. Ata akuzohen për trafik të lëndëve narkotike së bashku me personin që kishte porositur drogën.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...