28 C
Tiranë
Sunday, June 28, 2026

Tërheqja, rritja dhe ruajtja e talenteve, Shqipëria në vendin e 73, dobët me njohuritë globale

Zvicra dhe Singapori kryesuan një sondazh global mbi tërheqjen, rritjen dhe ruajtjen e talenteve, duke reflektuar nivelin e lartë të burimeve që i ndihmuan ata të përballojnë pandeminë, si dhe aftësitë në teknologjitë e përparuara.

Shtetet e Bashkuara, Danimarka dhe Suedia ishin shtetet e tjera ndër pesë vendet e para në Indeksin Global të Konkurrueshmërisë së Talenteve, e publikuar nga shkolla franceze e biznesit INSEAD dhe Instituti Portulans.

Lista e më të mirëve

Top 10 lista e 134 shteteve këtë vit, u mbizotërua nga shtetet europiane, e ndikuar shumë nga efektet e Covid-19 dhe mënyra si reaguan vendet ndaj pandemisë.

opennews.al

“Pavarësisht nëse i matim strategjitë e shteteve në tërheqjen e talentit, për nga pikëpamja e kufizimeve të udhëtimit apo nga rëndësia në rritje e takimeve virtuale, shtetet kanë reaguar në mënyra shumë të ndryshme, në varësi të mjedisit të tyre politik, ekonomik dhe ndonjëherë gjeografik,” shkruajnë autorët e raportit.

Rënia e Azisë

Në Azi, Hong Kongu doli nga lista e 10 qyteteve të para, për shkak të tensioneve të fundit politike dhe ndikimit të masave të ashpra për frenimin e përhapjes së Covid-19, në të gjithë rajonin. Singapori, i cili po rihap ekonominë pasi minimizoi me sukses pandeminë, ra katër vende në listë, duke u renditur i shtati.

“Trazirat e kohëve të fundit në Hong Kong, si dhe masat e rrepta të bllokimit në të gjithë Azinë, kanë penguar aftësinë e këtyre qyteteve për të tërhequr talente,” tha Bruno Lanvin, një bashkëpunëtor në INSEAD dhe bashkëautor i raportit.

Strategjitë e kujdesshme të Azisë për kontrollin e virusit mund të jenë në avantazhin e saj pasi njerëzit e shohin rajonin si një vend më të sigurt për të jetuar dhe për të punuar, tha Lanvin. Kjo do të ishte një tjetër pikë e fortë për Singaporin dhe Hong Kongun, përveç përparësive të tjera si sistemet e zhvilluara arsimore dhe teknologjia e përparuar.

“Unë ende jam i bindur se rajoni Azi-Paqësor, në vitet në vijim do të mbetet një nxitës kryesor i rritjes globale”, tha Lanvin. “Dhe personat e talentuar do të dëshirojmë të punojnë atje.”

Shqipëria dhe vendet e rajonit

Shqipëria renditet në vendin e 73, duke u përmirësuar me tre vende nga viti pandemik, 2020.

Pavarësisht kësaj vendi ynë është ndër të fundit në rajon, duke lënë pas vetëm Maqedoninë e Veriut, e cila gjendet në vendin e 79. Vendi fqinjë ka lëvizur pozitivisht me 10 vende (nga vendi i 89 në 2020).

Mali i Zi renditet në vendin e 49 (53 në 2020), ndërsa Serbia në vendin e 58 ( pa asnjë ndryshim).

Duke nisur nga indikatorët e ekzaminuar, Shqipëria paraqitet më dobët në njohuritë globale, në vendin e 103, duke u vlerësuar me vetëm14.41 pikë.

Për krijimin e mundësive është vlerësuar me 44.98 pikë, për atraktivitetin 49.58 pikë, ndërsa për aftësitë profesionale dhe teknike me 44.22 pikë.

opennews.al

/Monitor/

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Bllokuan akset kryesore të Tiranës”, policia procedon 15 protestues, sekuestrohen makinë dhe celularë

0
Policia e Tiranës ka njoftuar se, pas veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me tubimet e zhvilluara në kryeqytet, janë identifikuar dhe...

“Na zbritën nga trageti pak para nisjes”, defekt teknik në linjën Bari–Durrës, mbi 500...

0
Mbi 500 pasagjerë që do të udhëtonin nga Bari drejt Durrësit u përballën me orë të tëra pritjeje pasi trageti GNV “Pegasus” pësoi një...

Gjykata Supreme e SHBA mbështet politikën e deportimeve masive, rrezikohen qindra mijëra emigrantë

0
Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka vendosur në favor të politikës së administratës së presidentit Donald Trump lidhur me deportimet masive, duke i...

Ekuadori përmbys Gjermaninë në një ndeshje të tensionuar dhe siguron kualifikimin

0
Një përballje e fortë dhe me shumë polemika është zhvilluar në Grupin A mes Ekuadori dhe Gjermania, ku ndeshja nisi me ritëm të lartë...

Ebola përhapet me ritme shqetësuese në RD të Kongos, mbi 300 viktima dhe më...

0
Shpërthimi i virusit Ebola në Republika Demokratike e Kongos po merr përmasa gjithnjë e më shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, numri i rasteve të konfirmuara...