5.5 C
Tiranë
Monday, April 6, 2026
spot_img

Thyen masën e arresit të shtëpisë dhe kapet në timon pa patentë, prangoset nga policia , kapet nga policia

Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Lezhës pasi ka thyer masën e arrestit të shtëpisë dhe u kap duke drejtuar makinën pa patentë.

Në pranga përfundoi Kristian Kovaci, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitje e lëndëve narkotike”.

Njoftimi i policisë:

Lezhë

Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, kapet dhe në pranga 28-vjeçari, i cili po drejtonte një automjet, pa leje drejtimi.

Shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin K. K.(P)., 28 vjeç, banues në Lezhë.

Ky shtetas është kapur nga shërbimet e Policisë, në qytet Lezhë, duke qarkulluar me një automjet që e drejtonte pa leje drejtimi.

Nga veprimet e mëtejshme ka rezultuar se ky shtetas kishte shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Shkallës Parë Lezhë, me vendimin e datës 11.10.2021, për veprën penale “Prodhimi dhe shitje e lëndëve narkotike”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedi në Bolonjë, humb jetën një 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një pallat teksa...

0
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bolonjë, ku një djalë 12-vjeçar me origjinë shqiptare, Louis Pisha, humbi jetën pasi ra nga kati i...

Aksident i rëndë pranë QTU-së, një automjet merr flakë pas përplasjes

0
Një aksident i rëndë rrugor u regjistrua rreth orës 02:00 pas mesnatës pranë QTU. Sipas informacioneve paraprake, një automjet është goditur nga pas nga...

Shkodër/ Dalin detaje të reja për plagosjen me thikë, identifikohet autori me precedentë penalë

0
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e djeshme në qendër të Shkodër, ku dy të rinj, 19 dhe...

Lirohet nga burgu Ilia Ndoka, i përfshirë në operacionin “Revanshi”

0
Gjykata e Posaçme ka vendosur lirimin nga burgu të Ilia Ndokës, kushëri i ish-deputetit socialist Arben Ndoka, i arrestuar në kuadër të operacionit “Revanshi”. Sipas...

Kërcënoi pronarët e lokalit pranë stacionit, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

0
Një 42-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Piazza Roma, pasi akuzohet se kërcënonte në mënyrë të vazhdueshme pronarët e një lokali pranë...