21.5 C
Tiranë
Sunday, April 5, 2026
spot_img

Tiranë – 22-vjeçari Erisjaldo Gjuta arrestohet pas plagosjes së të dashurës në hotelin e familjes

Policia e Tiranës ka vënë në pranga Erisjaldo Gjuta, 22 vjeç, nipi i Vladimir Gjutës, pas ngjarjes ku një 18-vjeçare u plagos me armë zjarri brenda hotelit të familjes së tyre.

Sipas hetimeve, e reja, e dashura e 22-vjeçarit, dyshohet të ketë qenë vetëplagosur me armën që i përkiste Gjutës, ndërsa pistoleta nuk është gjetur ende. Erisjaldo Gjuta mohon të ketë dijeni për ngjarjen dhe është akuzuar për “Moskallëzim të krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” në bashkëpunim dhe “Mbajtje pa leje të armëve shpërthyese dhe municionit”.

Ai ka deklaruar se në momentin e të shtënave ka qenë jashtë me të atin dhe se menjëherë janë ngjitur në dhomë, duke e gjetur të plagosur të dashurën e tij. Fillimisht kanë tentuar të japin ndihmën e parë, por më pas e kanë transportuar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Një ditë më parë, policia arrestoi edhe nënën dhe xhaxhain e 22-vjeçarit, Mirvete dhe Vladimir Gjuta, ndërsa babai dhe kushëriri i tij, Saimir dhe Elvir Gjuta, janë shpallur në kërkim. Ata akuzohen për moskallëzim të krimit dhe prishje të provave, duke pretenduar të deklaronin se vajza ishte gjetur e shtrirë te rrethi i Ekonomikut.

E reja ka pohuar në deklaratën e saj se ka tentuar të vetëvritej, duke shpjeguar se kishte bërë gabime në jetën e saj. Hetimet vazhdojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedi në Bolonjë, humb jetën një 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një pallat teksa...

0
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bolonjë, ku një djalë 12-vjeçar me origjinë shqiptare, Louis Pisha, humbi jetën pasi ra nga kati i...

Aksident i rëndë pranë QTU-së, një automjet merr flakë pas përplasjes

0
Një aksident i rëndë rrugor u regjistrua rreth orës 02:00 pas mesnatës pranë QTU. Sipas informacioneve paraprake, një automjet është goditur nga pas nga...

Shkodër/ Dalin detaje të reja për plagosjen me thikë, identifikohet autori me precedentë penalë

0
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e djeshme në qendër të Shkodër, ku dy të rinj, 19 dhe...

Lirohet nga burgu Ilia Ndoka, i përfshirë në operacionin “Revanshi”

0
Gjykata e Posaçme ka vendosur lirimin nga burgu të Ilia Ndokës, kushëri i ish-deputetit socialist Arben Ndoka, i arrestuar në kuadër të operacionit “Revanshi”. Sipas...

Kërcënoi pronarët e lokalit pranë stacionit, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

0
Një 42-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Piazza Roma, pasi akuzohet se kërcënonte në mënyrë të vazhdueshme pronarët e një lokali pranë...