5.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Tiri Gjoci flet për bashkëpunimin me Dr. Florin : “Isha shumë i vogël, nuk e dija si funksiononte”

Këngëtari i njohur Tiri Gjoci ka ndarë detaje për bashkëpunimin e tij me të ndjerin Dr. Flori në një intervistë me Ester Bylykun, duke shpjeguar përjetimet e tij mbi atë periudhë dhe ndikimin që pati kënga në jetën e tij.

Gjoci tha se në atë kohë ishte vetëm 18-19 vjeç dhe nuk e kuptonte plotësisht ndikimin e politikës në muzikë. Ai tregoi se kënga u prezantua si një kritikë ndaj politikës në tërësi, por më pas u përdor ndryshe nga sa e kishte menduar.

“Nuk ishte e ndarë. Edhe këngën po ta dëgjosh, nuk është se të orienton diku,” tha ai, duke theksuar se klipi ishte ai që e drejtoi mesazhin politik. Madje, ai pranoi se nuk e kishte parë klipin deri në transmetimin e tij te Arian Çani dhe e kuptoi ndikimin e tij vetëm në atë moment.

Gjoci gjithashtu përmendi se kishte mungesë sinqeriteti nga disa persona të përfshirë në projekt, veçanërisht Ermal Mamaqi, i cili e kishte prezantuar idenë ndryshe. Ai kujton se kur e pyeti Mamaqin për situatën, përgjigja e tij ishte: “Pse plak, nuk e dije ti plak?”

Pavarësisht keqkuptimeve të asaj kohe dhe situatës së vështirë që përjetoi, Gjoci sot është krenar për atë këngë, duke e konsideruar ende aktuale për realitetin politik shqiptar. “Për fat të keq, është ende e vlefshme edhe sot,” përfundoi ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...

Ina akuzon banoret e “Big Brother”: “Dollapi im u bastis pas daljes sime”

0
Ish-konkurrentja e “Big Brother”, Ina, ka hedhur akuza të forta ndaj banorëve që vazhdojnë garën, duke i akuzuar për marrjen pa leje të veshjeve...

“Kur ofendon një vajzë dy herë, ke ofenduar familjen” – Babai i Selin Bollatit...

0
Në emisionin “Fan Club”, babai i Selin Bollati, Toni Bollati, ka komentuar situata të tensionuara brenda shtëpisë së “BBV 5”. Ai ka bërë të...