Pas largimit të Ilir Prodës nga drejtimi i Policisë së Shtetit më 1 mars, gara për zgjedhjen e kryepolicit të ri ka hyrë në fazën vendimtare. Sipas raportimeve, kandidati Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve, duke marrë më shumë pikë se të gjithë të tjerët, ndërsa pas tij renditet Lorenc Panganika, i cili gjithashtu ka marrë vlerësime të larta.
Tre emrat e parë në garë janë dërguar nga ministri i Brendshëm, Lamallari, në tavolinën e kryeministrit Edi Rama, i cili do të vendosë emrin e kandidatit fitues sipas preferencës së tij.
Procesi ka nisur me filtrin e aplikimeve dhe verifikimet ligjore, ndërsa të martën u zhvillua “testi final” për 14 kandidatët e mbetur. Intervistimet nisën me Afrim Tafa, drejtor i Policisë së Durrësit, dhe vijuan me emra të njohur si Alfred Çepe, Arjanit Arapi, Elidon Çela, Gentian Berberi, Gentjan Shehaj, Idajet Faskaj, Neritan Nallbati, Pëllumb Seferi, Rebani Jaupi, Saimir Boshnjaku, Skënder Hita dhe Tonin Voci.
Figura si Tonin Voci dhe Lorenc Panganika konsiderohen pretendentët më seriozë për të marrë drejtimin e Policisë së Shtetit. Vendimi final pritet të bëhet publik pas shqyrtimit nga kryeministri Rama.






