Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka përfunduar hetimet e procedimit penal nr. 40 tëvitit 2022 duke dërguar për gjykim të pandehurit:
– Selaudin Shahini, i akuzuar për veprat penale “Trafikimi imjeteve motorrike”, e kryer më shumë se një herë dhe nëbashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë tëgrupit të strukturuar kriminal”, “Grupi i strukturuar kriminal”,në formën e krijimit, organizimit dhe drejtimit të grupit tëstrukturuar kriminal, si dhe “Kryerja e veprave penale ngaorganizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 141/a, paragrafi 2 dhe 28/4, 333/a paragrafi 1, si dhe 334 pika 1 të Kodit Penal.
-Ndriçim Shahini, Ervis Cara dhe Endi Ahmetaj, akuzuar përveprat penale “Trafikimi i mjeteve motorrike”, e kryer mëshumë se një herë dhe në bashkëpunim në formën e veçantë tëbashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal”, “Grupi istrukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes në grupin e strukturuar kriminal, si dhe “Kryerja e veprave penale ngaorganizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 141/a, paragrafi 2 dhe 28/4, 333/a paragrafi 2, si dhe 334 pika 1 të Kodit Penal.
– Vojsava Doda dhe Aurrel Shatri, akuzuar për veprat penale“Trafikimi i mjeteve motorrike”, e kryer në bashkëpunim nëformën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuarkriminal”, “Grupi i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes në grupin e strukturuar kriminal, si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuarkriminal”, parashikuar nga nenet 141/a, paragrafi 1 dhe28/4,333/a paragrafi 2, si dhe 334 pika 1 të Kodit Penal.
– Fatri Braha, akuzuar për veprën penale të “Shpërdorim i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Të pandehurit janë dërguar për gjykim për faktin se grupi istrukturuar kriminal i drejtuar nga i pandehuri Selaudin Shahini, në përbërje të të cilit ishin dhe të të pandehurit Ndriçim Shahini, Ervis Cara, Endi Ahmetaj, Vojsava Doda, dhe Aurel Shatri, sidhe persona të tjerë ende të paidentifikuar, gjatë muajit shkurt2022 siguronte mjete të vjedhura në Republikën e Kosovës dhemë pas i kanë trafikuar në territorin e Republikës së Shqipërisënga pika e kalimit kufitar Morinë, Kukës me targa të vendosuranë to, që i përkisnin mjeteve të targuara dhe regjistruara nëRepublikën e Shqipërisë.
Në kohën e kryerjes së veprës penale i pandehuri Endi Ahmetaj ka qenë punonjës policie në detyrën trupë shërbimi i forcës sëposaçme “Shqiponja”, në Sektorin e Rendit dhe Policimit nëKomunitet në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, ndërsa e pandehura Vojsava Doda ka qenë inspektore policie pranëDrejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit Tiranë.
I pandehuri Fatri Braha, në kohën e kryerjes së veprës penale të“Shpërdorimit të detyrës” ka qenë punonjës policie me gradëninspektor në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe MigracionitKukës, si dhe më datë 24.02.2022, duke qenë me detyrë“Ndihmës specialist kontrollor“, në Stacionin e PolicisëKufitare Morinë, Kukës, me dashje nuk ka kryer proçedurat e verifikimit dhe rregjistrimit në Sistemin TIMS për të pandehurënVojsava Doda, duke i krijuar asaj lehtësira për trafikimin e njëmjeti të vjedhur në Republikën e Kosovës, mjet i cili ka hyrë nëterritorin e Republikës së Shqipërisë me targat e një mjeti tjetërtë regjistruar në Shqipëri, si dhe drejtohej nga kjo e pandehur.
Veprimtaria kriminale e të pandehurve është arritur të zbulohetmë datë 24.02.2022, si dhe të pandehurit janë arrestuar nëflagrancë apo ndaluar më datë 25.02.2022.
Hetimet paraprake janë drejtuar nga Prokuroria e PosaçmeKundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe janëzhvilluar në bashkëpunim me hetuesit e Byrosë Kombëtare tëHetimit, si dhe oficerët e shërbimeve të policisë gjyqësore tëDrejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe Drejtorisë Vendore tëAgjensisë së Mbikqyerjes Policiore Tiranë.