25 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Tragjedi e paralajmëruar në Himarë, skafi përplas për vdekje 5-vjeçaren

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në plazhin e Potamit, ku një fëmijë 5-vjeçar ka gjetur vdekjen pasi është përplasur nga një skaf.

Bëhet fjalë për një vajzë 5-vjeçare, e cila ka qenë duke pushuar me familjen e saj në breg të detit.

Burime bëjnë me dije se e mitura ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në spitalin e Himarës, për shkak të plagëve të marra.

Mësohet se policia ka shoqëruar drejtuesin e skafit, i cili rezulton që të jetë një ish-efektiv policie.

Policia ka dështuar të marrë masa parandaluese në lidhje me këtë tragjedi që në fakt është e paralajmëruar, pasi është incidenti i tretë me pasoja, në harkun kohor të më pak se një muaji.

Deputeti i PD Kreshnik Çollaku, i cili ka parë të gjithë skenën shkruan:

Ky skaf ne breg te detit ne Himare sapo vrau nje vazje 10 vjecare.

Kafsheria per te performuar me skafe te tilla ne breg te detit,dhe humbja totalisht e kontrollit policor mbi vijen bregdetare sot shkaktoi nje viktime 10 vjecare.

Cfare duhet akoma per te ndaluar idiotet e ujit me skafet e shtrenjta te vrasin ???

Ky është incidenti i tretë me pasojë jetën dhe shëndetin e pushuesve në plazhet shqiptare, pasi më herët një gomone përplasi ëiftin e të rinjve në Jalë, dhe ndërkohë një tjetër 7-vjeçar mbeti i lënduar në Vlorë.

Pavarësisht pretendimeve të policisë për të shtuar kontrollet, shteti duket se është i dorëzuar përballë të ‘fortëve të ujit’, që ditën e sotme prenë në mes rrugëtimin e jetës së një 5-vjeçarej

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...

“Pse filmon?”/ Përleshja në Kakome, grupi i të rinjve dhunon 46-vjeçarin: pëson fraktura në...

0
Një përleshje është regjistruar në zonën e Kakomesë, ku Gentjan Papagjika, 46 vjeç, banor i Sarandës, ka mbetur i plagosur pas një konflikti me...

“Standardi europian nuk duhet të mbetet vetëm një objektiv në letër”, Koçiu zbulon prioritetet...

0
Zv.kryeministrja Albana Koçiu ka prezantuar prioritetet e reja të qeverisë për sezonin politik, duke vendosur në fokus përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve. Përmes...

Tronditje në Spanjë, çifti irlandez gjendet i pajetë në vaskën e hidromasazhit, i zbulojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Spanjën, ku policia po heton vdekjen e një çifti me origjinë irlandeze, trupat e të cilëve u gjetën...