31.8 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

Tragjedi në Angli: 30-vjeçari shqiptar humb jetën pasi u shtyp nga kamioni i mbeturinave

Një 30-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Sajmir Beca, ka humbur tragjikisht jetën në Northampton të Anglisë, pasi u shtyp nga një kamion mbeturinash. Sipas The Sun, i riu po flinte brenda një koshi plehrash në momentin kur ndodhi aksidenti fatal.

Ngjarja e rëndë u regjistrua më 31 tetor në Rrugën Wellington, ku fqinjët thanë se u zgjuan nga britmat e forta në orët e para të mëngjesit. Shërbimet e urgjencës mbërritën menjëherë dhe e transportuan Sajmirin drejt Spitalit të Coventry-t, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk mundi t’u mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë më 6 nëntor.

Miqtë e tij thanë se Sajmiri kishte kërkuar më herët strehë tek persona të ndryshëm, por pasi nuk gjeti një vend mbështetës, përfundoi duke fjetur në rrugë. Autoritetet britanike vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...