Tacoma, SHBA – Dy të rinj kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur pas një ngjarjeje tragjike që shpërtheu në një festë në një banesë në jug të Tacomas, në shtetin e Uashingtonit. Ngjarja ndodhi pak para mesnatës dhe ka lënë disa të rinj të moshave 16 deri në 21 vjeç të plagosur, ndërsa të tjerët ndodhen në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Autoritetet policore njoftuan se më herët, telefonuesit kishin raportuar për një sherr të shpërthyer në rrugë dhe për 30 deri në 40 të rinj që vraponin dhe bërtisnin. Gjatë të shtënave me armë zjarri, disa shtëpi dhe automjete në zonë janë dëmtuar. Kontrollimet e policisë nuk treguan për të lënduar në ato shtëpi, por u gjetën dy armë dhe gëzhoja të shpërndara nëpër rrugë.
Në lidhje me ngjarjen, mediat njoftojnë se një i mitur është dërguar në paraburgim. Hetimet janë në vazhdim dhe autoritetet po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.