4.5 C
Tiranë
Sunday, March 29, 2026
spot_img

Tragjedi në Greqi: 71-vjeçarja humb jetën, shtypet aksidentalisht nga makina e vajzës gjatë parkimit

Një ngjarje e rëndë familjare është shënuar pasditen e së hënës në Elefsinë të Greqisë, ku një grua 71-vjeçare humbi jetën pasi u përplas aksidentalisht nga automjeti që drejtohej nga vajza e saj 44-vjeçare, teksa kjo e fundit po parkonte.

Sipas mediave greke, 44-vjeçarja ishte kthyer në banesë së bashku me nënën dhe fëmijët, pasi kishte shkuar më herët në shkollë për t’i marrë. Gjatë tentativës për parkim, 71-vjeçarja zbriti nga makina për t’i dhënë udhëzime vajzës. Në atë moment, dera e pasagjerit mbeti e hapur dhe, teksa automjeti po lëvizte mbrapsht, shoferja dyshohet se shtypi aksidentalisht pedalin e gazit.

Mjeti lëvizi në mënyrë të pakontrolluar, duke zvarritur gruan e moshuar dhe duke e bllokuar mes derës së hapur të makinës dhe një peme. Ngjarja ndodhi para syve të nipërve dhe mbesave të viktimës, të cilët shpërthyen në lot.

Fqinjët, të alarmuar nga britmat, vrapuan për të ndihmuar, ndërsa 44-vjeçarja ndodhej në gjendje shoku. “Fëmijët po qanin për gjyshen e tyre”, tregoi një banor i zonës.

71-vjeçarja u transportua me ambulancën e EKAB drejt Spitalit Thriasio, ku u shpall e vdekur. Autoritetet greke kanë arrestuar 44-vjeçaren me akuzën e vrasjes nga pakujdesia, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit vijojnë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel, 29 Mars 2026

0
♈ Dashi Ditë e favorshme për të planifikuar dhe për të nisur projekte të reja. Kujdes me vendimet impulsive në marrëdhënie. ♉ Demi Kërkohet qetësi dhe durim....

Parashikimi I motit, e Diel, 29 Mars 2026

0
Më 29 mars 2026, moti në Shqipëria paraqitet kryesisht i qëndrueshëm, me kushte tipike pranverore dhe kthjellime të shpeshta në pjesën më të madhe...

Rama: “Po përgatitemi për zgjedhjet e 2027, organizimi është a-ja, pagat dhe pensionet rriten...

0
Kryeministri Edi Rama deklaroi se Partia Socialiste ka nisur përgatitjet për zgjedhjet vendore të vitit 2027, duke theksuar rëndësinë e organizimit të brendshëm dhe...

Rama në Asamblenë e PS: “Pensionet do të dyfishohen çdo vit, pagat rriten, shteti...

0
Kryeministri Edi Rama, gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste në Njësinë nr.2 këtë të shtunë, u ndal te çështjet ekonomike dhe sociale që prekin jetën...

“Mbylle gojën ose të nxjerr vetë jashtë” – Elisa Spiropali, sherri që tronditi mbledhjen...

0
Pas një viti në dy nga postet më të rëndësishme të shtetit – 6 muaj si kryetare e Kuvendit dhe 5 muaj ministre e...