25.5 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

Nuk e përballoi humbjen e bashkëshortes / 61-vjeçari i jep fund jetës në Maliq

Një ngjarje e rëndë ka tronditur ditën e sotme fshatin Vashtëmi të bashkisë Maliq, ku një 61-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij.

Sipas informacioneve paraprake, viktima, Ismail Ismaili, dyshohet se ka qenë në një gjendje të rënduar emocionale pas ndarjes nga jeta të bashkëshortes së tij, e cila kishte ndërruar jetë rreth tre muaj më parë. Burime nga zona bëjnë me dije se humbja e saj e kishte prekur thellë dhe ai e kishte pasur të vështirë ta përballonte dhimbjen.

61-vjeçari jetonte me nënën e tij, e cila raportohet se e ka gjetur të pajetë, ndërsa fëmijët e tij jetojnë jashtë Shqipërisë. Banorë të fshatit tregojnë se pas vdekjes së bashkëshortes, ai ishte izoluar dhe e përjetonte rëndë mungesën e saj.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë. Ngjarja ka shkaktuar trishtim dhe tronditje në komunitetin lokal.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...