12.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Tragjedi në New Mexico – Shirat e rrëmbyeshëm shkaktojnë përmbytje vdekjeprurëse në Ruidoso

RUIDOSO, NEW MEXICO – Shirat e rrëmbyeshëm që përfshinë shtetin jugperëndimor të SHBA-së shkaktuan përmbytje të menjëhershme në zonën turistike të Ruidoso, duke lënë të paktën tre viktima, mes tyre dy fëmijë të vegjël, dhe bllokuar dhjetëra persona në shtëpitë dhe automjetet e tyre.

Sipas autoriteteve të emergjencës dhe njoftimeve zyrtare, dy fëmijë të moshës katër dhe shtatë vjeç, si dhe një burrë i rritur, humbën jetën tragjikisht pasi u rrëmbyen nga ujërat e furishme të lumit Ruidoso.

Pamjet dramatike që po qarkullojnë në rrjetet sociale dhe media tregojnë shtëpi të tëra që shkëputen nga themelet dhe zhduken mes ujërave të turbullta, ndërsa lumenjtë e fryrë shkatërrojnë gjithçka përpara tyre. “Nuk dihet ende nëse kishte njerëz brenda në ato banesa,” deklaroi Danielle Silva, zëdhënëse e Departamentit të Sigurisë Kombëtare dhe Menaxhimit të Emergjencave të New Mexico-s.

Ekipet e shpëtimit, të mbështetura nga Garda Kombëtare, ndërhynë me urgjencë në të paktën 85 operacione shpëtimi në ujë, duke evakuuar banorë të bllokuar dhe duke kërkuar të mbijetuar mes rrënojave.

Sipas të dhënave paraprake, lumi Ruidoso arriti një nivel rekord prej 6.2 metrash, duke kaluar çdo parashikim dhe duke i kapur banorët në befasi.

Kjo tragjedi vjen vetëm katër ditë pas përmbytjeve masive në Teksas, ku lumi Guadalupe mori jetën e 109 personave, ndërsa dhjetëra të tjerë rezultojnë ende të zhdukur.

Ruidoso, një vendpushim i njohur në vargmalin Sierra Blanca, frekuentohet gjatë gjithë vitit për turizëm natyror dhe ski. Tragjedia e kësaj jave ka shndërruar këtë zonë të qetë malore në një skenë katastrofe, ndërsa autoritetet po vijojnë kërkimet për të mbijetuar dhe paralajmërojnë për mundësi të tjera përmbytjesh në ditët në vijim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...