7.5 C
Tiranë
Thursday, March 19, 2026
spot_img

Tragjedi në Pekin: Ndahet nga jeta në moshën 37-vjeçare aktori kinez Alan “Yu” Menglong

Bota e artit është në zi. Aktori i njohur kinez, Alan “Yu” Menglong, ka humbur jetën tragjikisht në moshën 37-vjeçare, pasi u rrëzua nga pallati ku banonte në lagjen Chaoyang të Pekinit.

Lajmi u bë i ditur nga mediat aziatike dhe u konfirmua nga menaxhmenti i artistit. “Me një hidhërim të padurueshëm, njoftojmë se Menglong ynë i dashur vdiq më 11 shtator. Policia ka përjashtuar çdo kriminalitet. Shpresojmë që ai të prehet në paqe dhe të dashurit e tij të mbeten të fortë”, thuhet në deklaratën e publikuar në rrjetin social Weibo.

Menglong, i njohur për publikun ndërkombëtar sidomos për rolin në serialin e Netflix “Eternal Love”, u bë fillimisht i famshëm në vitin 2013, pas pjesëmarrjes në spektaklin muzikor “Super Boy”. Më pas ai luajti në projekte të njohura si The Legend of the White Snake, Go Princess Go, The Moon Brightens You, ndërsa shfaqja e tij e fundit ishte në serialin e vitit 2025, “Feud”.

Policia ka konfirmuar se ngjarja nuk lidhet me motive kriminale, ndërkohë që rrethanat e rrëzimit mbeten të paqarta.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Italia tronditet nga një vrasje brenda familjes: 49-vjeçari vret bashkëshorten dhe tenton vetëvrasjen

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Itali, ku një 49-vjeçar, Vincenzo Dongellini, është arrestuar nën dyshimin për vrasjen e bashkëshortes së tij, Valentina Sarto....

Tensioni rritet në Gjirin Persik: Irani arreston mbi 500 persona, ekzekuton shtetasin suedez

0
Situata në Gjirin Persik është përshkallëzuar dukshëm, pasi autoritetet iraniane kanë intensifikuar arrestimet dhe akuzat për spiunazh. Qeveria iraniane raporton mbi 500 persona të...

“Vazhdoni të dërgoni raportet”, Mossad intensifikon rekrutimet online në Iran

0
Mes përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme, Mossad ka shtuar aktivitetin në rrjetet sociale për të rekrutuar individë brenda Iran, duke synuar mbledhjen...

“Imagjino të mos kisha valë… do çmendeshin familjarët”, Rozana Radi reagon ndaj lajmit të...

0
Një lajm i pavërtetë që qarkulloi në rrjetet sociale, ku pretendohej se këngëtarja dhe moderatorja Rozana Radi kishte humbur jetën, ka shkaktuar konfuzion dhe...

“Pasoja të pakontrollueshme për botën”, Masoud Pezeshkian dënon sulmet e SHBA-së dhe Israel ndaj...

0
Presidenti iranian Masoud Pezeshkian ka reaguar ashpër ndaj sulmeve të fundit të Shteteve të Bashkuara dhe Israel mbi infrastrukturën energjetike të Iran, duke paralajmëruar...