7.5 C
Tiranë
Monday, March 30, 2026
spot_img

Tragjedi në SHBA: Vritet gazetaria e NFL-së Christina Chambers, dyshohet për vrasje–vetëvrasje në familje

Bota e sportit amerikan është tronditur nga lajmi i vrasjes së gazetares së njohur të NFL-së, Christina Chambers, e cila u gjet e pajetë në banesën e saj në Hoover, Alabama. Sipas mediave amerikane, përfshirë Fox News, 38-vjeçarja u qëllua për vdekje nga bashkëshorti i saj, Johnny Rhimes, 41 vjeç, i cili më pas dyshohet se ka kryer vetëvrasje.

Policia lokale ka bërë të ditur se ngjarja po hetohet si një rast vrasjeje-vetëvrasjeje. Trupat e pajetë të çiftit u gjetën pranë njëri-tjetrit në shtëpi, ndërsa rrethanat e plota të incidentit mbeten ende nën hetim.

Aspekti më i rëndë i kësaj tragjedie është fakti se ngjarja ndodhi në prani të djalit të tyre vetëm 3 vjeç. Ishte pikërisht fëmija i vogël që i hapi derën gjyshit nga ana e nënës, i cili kishte shkuar në banesë i shqetësuar pasi çifti nuk ishte paraqitur në një takim të paracaktuar për të shkuar në kishë. Sipas dëshmive, fëmija e shoqëroi gjyshin brenda shtëpisë, ku u zbuluan trupat e pajetë të prindërve të tij.

Një fqinj, dëshmitar i momentit, e përshkroi skenën si tejet prekëse. “Fëmija hapi derën dhe i lejoi të hynin brenda. Pak më pas u gjetën trupat. Ishte zemërthyes,” tha ai.

Sipas fqinjëve, çifti ishte zhvendosur në zonë rreth shtatë vite më parë dhe në pamje të parë dukej se kishin një marrëdhënie të lumtur. Megjithatë, pas lindjes së fëmijës, sipas tyre, kishte shenja se diçka nuk shkonte. Thuhet se kishin pasur incidente të dyshuara të dhunës në familje, por pa denoncime zyrtare ndaj autoriteteve.

Christina Sanders kishte ndërtuar një karrierë të suksesshme në gazetarinë sportive. Ajo kishte punuar për stacionin televiziv WBRC 6 që nga viti 2015, ku për shtatë vite mbuloi ngjarje sportive, përpara se të orientohej drejt arsimit. Megjithatë, ajo mbeti e lidhur ngushtë me botën e sportit, duke raportuar për NFL-në si reportere për rrjetin FOX.

Ish-kolegët dhe figura të njohura të sportit amerikan kanë reaguar me dhimbje për humbjen e saj. Stacioni WBRC 6 i kushtoi asaj një homazh emocional, duke e përshkruar si një njeri të ngrohtë, profesioniste të përkushtuar dhe të dashur nga të gjithë.

“Christina kishte aftësinë të të bënte mik që në momentin e parë,” u shpreh një prej kolegeve të saj. Ndërsa prezantuesi Jay Pruitt tha: “Ajo ishte një nga njerëzit më të ëmbël që kam njohur. E donte jetën, e donte djalin e saj dhe ishte gjithmonë e gatshme të ndihmonte.”

Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta në komunitetin sportiv dhe ka rikthyer vëmendjen mbi problematikën e dhunës në familje, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht këtë tragjedi të rëndë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Po negociojmë me kryetarin e parlamentit iranian” – Trump konfirmon bisedimet për armëpushim

0
Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi të hënën se Shtetet e Bashkuara po zhvillojnë bisedime me kryetarin e parlamentit iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf, për një...

“Më preku fakti se ai donte të më nxirrte si të paplotësuar” – Edisa...

0
Gjatë intervistës në “Big Brother VIP Radio” në Top Albania Radio, banorja Edisa ka rrëfyer momentet më personale brenda shtëpisë, duke prekur veçanërisht përplasjen...

“Nalt e poshtë”: Londrim Mekaj shfaqet me Aurora Rrusta, paralajmëron projekte të reja

0
Fituesi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Londrim Mekaj, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, jo vetëm për aktivitetin në...

Berisha: “Rama përdor ‘mandatet e krimit’ për të mbrojtur pasuritë e tij”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi sot kryeministrin Edi Rama për përdorimin e ashtuquajtura “mandate krimi” për të mbrojtur interesat dhe pasuritë e...

Tragjedi në Selanik: Gruaja 59-vjeçare gjendet e pajetë në banesën e saj, dyshohet të...

0
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në zonën e Evosmos në Selanik, ku një grua 59-vjeçare, banore e Gjermanisë, është gjetur e pajetë në banesën...