29.8 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

“It’s tiiiime!”/ Ledion Liço ndez motorët e “Big Brother VIP Albania”, reagimi i parë publik pas pritjes së gjatë

Pas një periudhe të gjatë pritjeje, spekulimesh dhe aludimesh të shumta si për jetën e tij personale ashtu edhe për nisjen e sezonit të ri të “Big Brother VIP Albania”, moderatori Ledion Liço ka bërë reagimin e tij të parë publik, duke sinjalizuar zyrtarisht startin e spektaklit më të ndjekur në vend.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, Ledioni ka zgjedhur një frazë ikonike të këngëtares Mariah Carey për të konfirmuar se pritjes i ka ardhur fundi.
“Siç do thoshte Maria, It’s tiiiime! Faleminderit që na pritët”, shkruan moderatori, duke ndezur kështu entuziazmin e publikut dhe duke konfirmuar rikthimin e tij në krye të formatit.

Në foton e publikuar, Ledion Liço shfaqet në atë që duket të jetë skena e re e “Big Brother VIP Albania”, me logon karakteristike të syrit në sfond. Moderatori shfaqet duke treguar drejt kamerës, një gjest simbolik që shihet si ftesë direkte për publikun dhe si paralajmërim se spektakli është gati të nisë.

Postimi ka marrë menjëherë një numër të madh pëlqimesh dhe komentesh, duke reflektuar interesin e lartë të publikut për sezonin e ri. Mes reagimeve ka spikatur edhe mbështetja e partneres së tij, Sara Hoxha, e cila ka qenë një nga personat e parë që ka pëlqyer postimin.

Rikthimi i Ledion Liços në rolin e moderatorit konfirmon vazhdimësinë e formulës së suksesshme të “Big Brother VIP Albania”, ndërsa fansat tashmë presin me padurim zbulimin e detajeve të tjera, si banorët, opinionistët dhe surprizat që pritet të shoqërojnë sezonin e ri.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...