29.6 C
Tiranë
Friday, August 7, 2026

Tragjedi në Tiranë: 18 vjeçari u vra për një vajzë! I mituri e goditi me thikë, shoqërohet me 3 të tjerë

Aureljo Dervishi, 18-vjeçari që sapo kishte përfunduar punën si ndihmës i babait elektricist, u vra mbrëmjen e 31 marsit pranë rrethrrotullimit të Shkozës në Tiranë. Autori i krimit dyshohet të jetë një prej 4 personave të shoqëruar nga policia, ku njëri prej tyre ka pranuar që ka përdorur thikë.

Gjatë incidentit, ka pasur përplasje verbale dhe akuza midis Aureljos dhe personave që udhëtonin në një makinë “Volkswagen Tiguan”. Situata doli jashtë kontrollit dhe një prej personave nxori thikën, duke goditur drejtpërdrejt në zemrën e Aureljos, i cili humbi jetën rrugës për në spital.

Njeri nga 4 agresorët nxori thikën dhe godet direkt në zemrën e Aureljos, i cili humbi jetën rrugës për në spital.

Autorët me shpejtësi u larguan nga vendi i ngjarjes, përmes Unazës Lindore të Tiranës, në drejtim të Farkës. Ata u kapën këtë mëngjes, 1 prill, në zonë e Farkës. I riu që vetëm pak kohë më parë mbushi 18-vjeç, u përcoll për në banesën e fundit, nga familjarë e miq të tij në Lanabregas, në ‘Rrugën e Luleve’.

“Aurelio ka qenë djalë shumë i mirë. I qëndronte larg sherrit dhe bënte shumë për shoqërinë”, thonë ata.

“Aurelion e takuam gjysmë ore para ngjarjes. Ishte pasagjer në një makinë. Ishte i qetë. Nuk e pamë me kë ishte i shoqëruar” thonë ata.

Aureljo ishte djalë i vetëm i familjes Dervishi, kishte dhe një motër. Me përfundimin e shkollës së mesme, i riu qëndronte pas babait të tij, elektricist, për ta ndihmuar dhe mësuar profesionin. Hetuesit po vazhdojnë marrjen në pyetje edhe të personave të tjerë, në dijeni për ngjarjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Parashikimi I motit, e Enjte, 6 Gusht 2026

0
Për 6 gushtin 2026, në Shqipëri pritet mot kryesisht i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Dielli do të mbizotërojë në të gjithë territorin, ndërsa...

Tmerr gjatë transmetimit live në TikTok, influenceri meksikan ekzekutohet para ndjekësve

0
Një tjetër ngjarje tronditëse ka goditur botën e rrjeteve sociale në Meksikë. Influenceri César Gastélum është qëlluar për vdekje teksa po transmetonte drejtpërdrejt në...

Vrasja tronditëse e influencers në transmetim live, arrestohet “El R1”, i dyshuari se urdhëroi...

0
Autoritetet meksikane kanë arrestuar Ramón Ángel Álvarez Ayala, i njohur me nofkën “El R1”, një nga drejtuesit e Kartelit Jalisco New Generation (CJNG), i...

Lista Serbe ankimon rezultatin e zgjedhjeve: Kundërshton mandatin e Nenad Rashiqit

0
Lista Serbe ka dorëzuar këtë të martë një ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës kundër vendimit të Gjykatës Supreme, e cila konfirmoi rezultatet e...

Alarm nga AKSK: 56 tentativa për sulme kibernetike çdo minutë në Shqipëri gjatë gjysmës...

0
Infrastrukturat e informacionit në Shqipëri kanë qenë nën një presion të vazhdueshëm gjatë gjysmës së parë të vitit 2026. Sipas të dhënave zyrtare të...