8.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Tragjedia për pronën në Has: Vritet një 34-vjeçar, autori udhëtoi nga Anglia pas dhunimit të prindërve

Një konflikt për çështje pronësie ka përfunduar me një ngjarje të rëndë kriminale në Has, ku 34-vjeçari Ryshyt Sallahu mbeti i vrarë me armë zjarri nga 41-vjeçari Ylber Jaku. Vrasja ndodhi sot pas një përshkallëzimi të dhunshëm të konfliktit mes dy familjeve, që kishte nisur një ditë më parë.

Burime policore bëjnë të ditur se gjithçka nisi kur disa anëtarë të fisit Sallahu, përfshirë një 21-vjeçare të identifikuar si Artiola Sallahu, sulmuan fizikisht çiftin e moshuar A. Jaku (65 vjeç) dhe V. Jaku (60 vjeçe). Gruaja, e goditur me një send të mprehtë, dyshohet sëpatë, ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Pas këtij episodi, Ylber Jaku, djali i çiftit të dhunuar dhe banues në Angli, kthehet urgjentisht në Shqipëri, duke prerë biletën menjëherë pas ngjarjes. Sapo mbërriti në Has, ai mori armën dhe ekzekutoi Ryshyt Sallahun, i cili mësohet se ka qenë i përfshirë në konfliktin fillestar.

Artiola Sallahu është arrestuar nga policia, ndërsa për ngjarjen kanë nisur hetimet nga Prokuroria e Kukësit. Policia ka vendosur perimetër sigurie në zonë dhe po merr në pyetje dëshmitarë dhe familjarë të të dyja palëve.

Kjo ngjarje tronditëse ka rikthyer në vëmendje klimat e tensionuara që vazhdojnë të ekzistojnë në disa zona rurale të vendit për çështje pronësie, shpesh të pazgjidhura me vite dhe që përfundojnë në akte të rënda dhune.

Autoritetet lokale dhe strukturat e rendit janë bërë thirrje për qetësi dhe bashkëpunim me hetimin, ndërsa komuniteti i Hasit është tronditur nga zhvillimi tragjik.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...