11.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Tragjedia e vrasjes së Ish-kandidatës për Miss Ekuador, pasi dolën përgjimet e telefonatave

Policia ekuadoriane ka raportuar të dielën (28 prill) se ish-kandidatja për Miss Ekuador Landy Párraga, 23 vjeç, është vrarë në një restorant në qytetin e Quevedo, Ekuador.

Ata njoftuan se gjithashtu po mbledhin informacione dhe prova për të zbardhur shkaqet e vrasjes së pamëshirshme të modeles.

Párraga mori pjesë në konkursin Miss Ekuadori në 2022 duke përfaqësuar provincën e Los Ríos. Në dhjetor të 2023, në disa prej bisedave të publikuara nga Prokuroria në kuadër të çështjes “Metastasis” ku po hetohet një strukturë e krimit të organizuar, ishte permendur edhe emri i saj.

Në bisedë, trafikanti i drogës Leandro Norero i kishte thënë i shqetësuar Helive Angulo-s, administratore e pasurisë së Norero-s, se emri i Párragës figuronte në një hetim prokurorie për pastrim parash dhe prandaj nuk donte që të ishte i lidhur me viktimën, citon CNN.

Ish-kandidatja dhe modelja për Miss Ekuadori Landy Párraga nuk foli publikisht për çështjen Metastasis muajt e fundit dhe nuk u procedua penalisht nga Prokuroria.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

G-Bani kundër Shabanit: ‘Gjesti nuk e meriton burgun, nuk i mbani dot artistët me...

0
Pronari i kompanisë muzikore ONIMA, Erkand Shabani, paralajmëroi një padi ndaj këngëtarit G-Bani dhe disa të tjerëve për shpifje dhe nxitje dhune në lidhje...

Tragjedi në Indi: 10 të vdekur në zjarr në spitalin e urgjencës së Cuttack

0
Një zjarr i fuqishëm shpërtheu në departamentin e urgjencës së Kolegjit dhe Spitalit Mjekësor SCB në qytetin Cuttack, në shtetin lindor indian Odishë, duke...

Trump surprizohet nga raportet për liderin e ri suprem iranian: Dyshohet se Mojtaba Khamenei...

0
Presidenti amerikan, Donald Trump, u befasua javën e kaluar kur agjencitë amerikane të inteligjencës i prezantuan një raport konfidencial që dyshonte për orientimin seksual...

Binjakët nuk lodhen kurrë: Pse një takim me ta është gjithmonë një aventurë e...

0
Astrologët rekomandojnë t’i jepni një shans Binjakëve para se të lidheni me shenja më të qëndrueshme. Me energjinë e tyre, sensin e humorit dhe...

Arrestohet një person në Prizren, katër të tjerë në arrati për dhënie fajdesh dhe...

0
Policia e Kosovës njoftoi më 16 mars se gjatë një operacioni në Prizren është arrestuar një person, ndërsa katër të tjerë janë në kërkim...