31.3 C
Tiranë
Sunday, June 21, 2026

Ministri i Brendshëm Balla : ‘Smart City’ për rritjen e sigurisë publike, të gjithë policët me kamera trupi

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka bërë një njoftim të rëndësishëm për një projekt të quajtur ‘Smart City’, i cili është në proces bashkëpunimi me qeverinë e Emirateve të Bashkuara Arabe. Ky projekt synon monitorimin e zonave turistike dhe qyteteve në Shqipëri me qëllim rritjen e sigurisë publike.

Në deklaratën e tij, ministri Balla po ashtu bëri të ditur se përmes këtij projekti do të pajiset punonjësit e policisë me kamera trupi për të forcuar masat e sigurisë. Megjithatë, ai theksoi se ky projekt nuk do të jetë gati për këtë sezon turistik.

“Edhe pse nuk do të mund të kemi projektin gati për këtë sezon turistik, është e rëndësishme të përmendim se mezi presim të fillojmë zbatimin e projektit të madh ‘SMART CITY’ në të gjitha qytetet kryesore të Shqipërisë dhe zonat turistike. Ky projekt do të përfshijë monitorimin e sigurisë publike, mbrojtjen e jetës dhe pronës private, monitorimin e trafikut dhe bregdetit, si dhe pajisjen e punonjësve të policisë me kamera trupi përmes një sistemi të zgjidhjeve teknologjike dhe inteligjencës artificiale. Ky investim do të na mundësojë të arrijmë nivelin e sigurisë që synojmë”, deklaroi Balla.

Ai gjithashtu theksoi se Autoriteti Rrugor Shqiptar po investon në Qendrën e Monitorimit të Trafikut për të siguruar një kontroll digjital të sigurisë rrugore në 200 kilometrat e para të rrugëve kryesore.

“Nevojitet bashkëpunimi i të gjithëve për të garantuar një sezon veror turistik me kujtime të bukura për çdo vizitor dhe qytetar shqiptar”, shtoi ministri Balla në përfundim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...

Dyshime serioze në vdekjen e 11-vjeçares në Francë, ADN e një 41-vjeçari nën hetim...

0
Të dhënat paraprake të ekspertizës mjeko-ligjore në rastin e 11-vjeçares Liana, e cila u gjet e pajetë në rajonin Gers, kanë ngritur dyshime serioze...

‘Shkoi të merrte një karikues telefoni për dasmën e mikut’ – 28-vjeçari britanik humb...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Shqipëri, ku një burrë nga Hendon i Londrës ka humbur jetën pas një aksidenti rrugor, teksa kishte ardhur...

SPAK godet sektorin e ndërtimit: kontrollohen 17 biznesmenë dhe mbi 30 kompani – nën...

0
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka ushtruar deri më tani kontrolle ndaj 17 biznesmenëve dhe mbi 30 kompanive që operojnë në sektorin e ndërtimit, në...