5.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Tragjedia në Prrenjas: Shoferi i dehur përplasi familjen me 6 anëtarë humb jetën 24-vjeçarja

Shoferit 44-vjeçar Jetmir Daci i bëhet testi i alkoolit, pasi shkaktoi aksidentin që i mori jetën 24-vjeçares Eneida Pishkashi. Jetmir Daci përplasi të renë më 8 prill në aksin Prrenjas-Qafë Thanë, teksa ajo priste bashkë me familjen në këmbë para një servisi makinash, rreth 30 m larg korsisë së rrugës.

E reja ndodhej prej 5 ditësh në gjendje kome në Spitalin e Traumës, por fatkeqësisht humbi jetën më 13 prill. 44-vjeçari ndonëse rezultoi i dehur kur shkaktoi aksidentin, nuk u arrestua ditën që ndodhi ngjarja. Jetmir Daci është hetuar i lirë deri më 13 prill kur e reja fatkeqësisht humbi jetën pas 5 ditëve në koma. Vetëm pasi 24-vjeçarja humbi jetën shoferi i dehur u vu në pranga.

Prokuroria ka ngritur ndaj 44-vjeçarit vetëm akuzën “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, kur në fakt ai ka rezultuar i dehur kur shkaktoi aksidentin. Prokuroria ka kërkuar masën arrest me burg, ndërsa brenda këtyre dy ditëve 44-vjeçari do dalë para Gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë. Familja e Artan Pishkashit, ishte kthyer nga Greqia në Shqipëri për arsye familjare kur janë ndodhur në këtë situatë të rëndë. Vajza tjetër e familjes 10 vjeçe ka thyer këmbën e po ashtu fraktura ka pësuar dhe vajza 6-vjeçare.

Viktima Eneida Pishkashi

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...

Ina akuzon banoret e “Big Brother”: “Dollapi im u bastis pas daljes sime”

0
Ish-konkurrentja e “Big Brother”, Ina, ka hedhur akuza të forta ndaj banorëve që vazhdojnë garën, duke i akuzuar për marrjen pa leje të veshjeve...

“Kur ofendon një vajzë dy herë, ke ofenduar familjen” – Babai i Selin Bollatit...

0
Në emisionin “Fan Club”, babai i Selin Bollati, Toni Bollati, ka komentuar situata të tensionuara brenda shtëpisë së “BBV 5”. Ai ka bërë të...