4.5 C
Tiranë
Sunday, March 1, 2026
spot_img

Tritol për 1 500 euro në Shkodër, zbardhen rolet e grupit: Gerti Bushati dyshohet si ekzekutori i shpërthimit fatal

Detaje të reja janë zbardhur nga hetimet për sulmin me tritol në Shkodër, i ndodhur në vigjilje të ndërrimit të viteve, ku humbi jetën 67-vjeçari Hysni Ymeraj. Policia bën me dije se atentati dyshohet të jetë porositur për shumën prej 1 500 eurosh, e cila mendohet se është ndarë mes tre anëtarëve të grupit të përfshirë.

Sipas hetimeve, Gerti Bushati, 27 vjeç, dyshohet se ka qenë personi që ka instaluar lëndën plasëse në kabinën elektrike të pallatit ku ndodhej viktima. Ndërkohë, shokët e tij, Ergys Ibrahimi, Edison Hasaj dhe Gjergji Zefi, dyshohet se kanë pasur rolin e vëzhgimit dhe ndjekjes së lëvizjeve të 67-vjeçarit në qytet.

Nga pamjet e kamerave të sigurisë, Bushati është identifikuar duke lëvizur në lagjen “Manush Alimani”, çka ka çuar më pas në ndalimin e tij. Policia ka dokumentuar gjithashtu takime të tij me tre persona të tjerë, të cilët aktualisht janë nën hetim.

Një tjetër provë e rëndësishme për hetimin janë disa sende, të dyshuara si të përdorura nga Bushati gjatë vendosjes së tritolit, të cilat më pas janë hedhur në periferi të qytetit.

Gjatë kontrolleve të zhvilluara, uniformat blu kanë sekuestruar një sasi të konsiderueshme provash materiale, përfshirë 28 telefona celularë, një automjet “Mercedes-Benz”, municion, para në lekë dhe euro, lëndë narkotike (kokainë), 3 pajisje GPS gjurmimi, 2 kamera sigurie dhe një laptop.

Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht motivin e atentatit dhe për të identifikuar persona të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë ngjarje të rëndë kriminale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Berisha: “I kallët tmerrin narkodiktatorit Rama, kjo datë do të shkruhet me gërma të...

0
Gjatë përfundimit të marshimit të sotëm në Tiranë, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se protesta kishte shpërfaqur fuqinë dhe unitetin e qytetarëve kundër qeverisë...

Flamur Noka: “Fundi po i troket narkoregjimit të Ramës”

0
Marshimi i protestës së Partisë Demokratike, i cili nisi rreth orës 18:30 në Tiranë, u mbyll pas disa orësh para selisë blu. Protestuesit u...

Reuters: Trupi i Ajatollahut Khamenei është gjetur, Trump paralajmëron “kontroll të Iranit”

0
Një zyrtar i lartë izraelit ka konfirmuar se është gjetur trupi i pajetë i liderit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, raporton Reuters. Media shtetërore...

Irani i kërkon OKB-së veprim “menjëherë” pas sulmeve izraelite dhe amerikane

0
Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, i bëri sot thirrje Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që të veprojë menjëherë, pas sulmeve...

Formula 1: Testet e gomave në Bahrein anulohen “për arsye sigurie” pas sulmeve ndaj...

0
Sulmi ushtarak ndaj Iranit ka ndikuar drejtpërdrejt edhe në planet e Formula 1 për rajonin e Lindjes së Mesme. Anëtarët e Pirelli, Mercedes dhe...