16.5 C
Tiranë
Wednesday, April 22, 2026
spot_img

Gjykata rrëzon kërkesën e Prokurorisë për sekuestrimin e 20 pasurive, mungon akt-ekspertimi financiar në dosje

Gjykata ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë së Tiranës për sekuestrimin e rreth 20 pasurive, në kuadër të hetimeve ndaj Kristian Boçit, Elman Abules, Vladimir Avramit, Ender Boçit dhe personave të tjerë, përfshirë edhe emra të njohur për lidhje shoqërore me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Vendimi është marrë nga gjyqtari Altin Abdiu, i cili ka konstatuar mungesën e një akt-ekspertimi financiar në dosjen hetimore. Sipas gjykatës, kjo mangësi e bën kërkesën e organit të akuzës të paqartë dhe të paplotë, pasi nuk përcaktohen qartë të ardhurat e ligjshme dhe ato të paligjshme të personave nën hetim, duke pamundësuar justifikimin ligjor për sekuestrim.

Për pasojë, kërkesa e Prokurorisë së Tiranës nuk u pranua, megjithatë burime zyrtare bëjnë me dije se hetimet për veprën penale të “pastrimit të produkteve të veprës penale” vijojnë.

Sipas të njëjtave burime, çështja mbetet pezull deri në administrimin në dosje të aktit të ekspertimit financiar. Pas përfundimit dhe analizimit të këtij ekspertimi, Prokuroria do të vendosë nëse do të paraqesë sërish kërkesë në gjykatë për konfiskimin e pasurive, të cilat vlerësohen në rreth 50 milionë euro.

Në dosje përmendet edhe e shkuara penale e Elman Abules, i cili aktualisht prezantohet si biznesmen në Tiranë. Sipas të dhënave të Interpolit, më 12 shtator 2023, rezulton se Abule është dënuar më 17 janar 2007 nga Gjykata e Antverpit në Belgjikë me 30 muaj burg për veprën penale të “vjedhjes me thyerje, përdorim çelësash të kopjuar dhe krijim bande”, ku 2 vite i ka marrë me kusht dhe 1 vit efektiv për akuzën e krijimit të bandës.

Po ashtu, në materialet hetimore përmendet edhe Kristian Boçi, ish-ortak i Abules në shoqëritë “Rametal” dhe “Ferro Chrome Holding”, i cili sipas të dhënave është arrestuar në Itali në vitin 2011 dhe përmendet për lidhje me persona të përfshirë në veprimtari kriminale ndërkombëtare, përfshirë trafik narkotikësh.

Hetimet vijojnë, ndërsa vendimmarrja përfundimtare mbi pasuritë pritet të varet nga përfundimi i ekspertimit financiar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 22 Prill 2027

0
♈ Dashi Energjia është më e qetë. Është moment i mirë për të menduar para se të veprosh dhe për të rregulluar planet. ♉ Demi Je në...

Parashikimi i motit, e Mërkurë, 22 Prill 2026

0
Më 22 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet kryesisht i qëndrueshëm dhe i ngrohtë, me karakteristika të forta pranverore. Gjatë ditës priten kthjellime dhe diell...

“‘Mbylle gojën… je totalisht e paaftë’/ Përplasje e ashpër mes Ermiona Lekbello dhe Soni...

0
Formati televiziv “Ferma VIP 3” vijon të prodhojë tensione dhe debate të forta mes fermerëve, duke mbajtur publikun të fokusuar te dinamika brenda shtëpisë. Së...

Arrestohet autori i vrasjes së trefishtë në Podgoricë, viktima dy vëllezër shqiptarë dhe një...

0
Vehad Muric, 25 vjeç, është arrestuar nga policia si autori i dyshuar i vrasjes së trefishtë të ndodhur këtë të martë në Podgoricë. Sipas autoriteteve,...

Vrasje me armë zjarri në Memaliaj: humb jetën 30-vjeçari, plagoset vëllai i autorit të...

0
Endri Goxhaj, 30 vjeç, ka humbur jetën mbrëmjen e sotme pas një atentati me armë zjarri në Memaliaj. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, ngjarja ka...