27.5 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

Trofeu i ”Copa America” pas 28 vitesh shkon për Argjentinën, arriti të mposhtë në finale Brazilin

Argjentina shpallet kampione e ”Copa America” ku arriti të mposhtë në finale Brazilin me rezultatin 1-0. Ángel Di María me golin e tij në minutën e 22-të i dha trofeun e rëndësishëm Argjentinës, dhe trofeun e parë Lionel Messit me kombëtaren.

Ndeshja nisi me ritëm por të dy ekipet nuk ishin të qartë në sulmet e tyre. Skuadra e Lionel Scaloni iu fal një goli fantastik të shënuar nga Angel Di Maria që në minutën e 22-të, pas një pasimi perfekt të Rodrygo De Paul.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0. Në të dytën Brazili shton përpjekjet e tij duke futur në fushë Firminon Vinicius dhe lojtarë të tjerë, por Argjentina diti të mbrohej dhe herë pas here sulmonte me kundërsulme. Brazili vazhdon pëpjekjet por pa sukses duke bërë që ndeshja të mbyllet 1-0 për Argjentinën.

Richarlison shënoi një gol, por më parë u kap në pozicion jashtë loje, kurse një aksion më pas e ndali portieri Emiliano Martinez.

Messi pati shansin të shënojë në këtë finale, por nuk ia doli, ndërkaq Sulmuesi i Everton, Richarlison kishte shanset më të mira të Brazilit, duke parë një përpjekje të përjashtuar për offside dhe më pas duke goditur gishtat e portierit Emi Martinez.

Brazili, pavarësisht zotërimit të topit, nuk është se krijoi ndonjë rast flagrant. Kështu Argjentina e ruajti epërsinë dhe Messi, i shpallur Lojtari i Turneut, ngriti një trofe me kombëtaren e tij

Në fund, trofeu i ”Copa America” shkon për herë të parë për Messin dhe pas 28 vitesh për Argjentinën.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...