10.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Trump nënshkruan marrëveshje strategjike me Japoninë për mineralet e rralla — Takaichi e nominon për Çmimin Nobel për Paqe

Presidenti amerikan Donald Trump e shfrytëzoi vizitën e tij në Japoni për të kthyer marrëdhëniet dypalëshe në një mundësi të artë biznesi, duke nënshkruar një marrëveshje strategjike me kryeministren japoneze Sanae Takaichi që synon t’i sigurojë SHBA-së mineralet e rralla dhe elementet kritike për industrinë teknologjike.

Gjatë ceremonisë zyrtare në pallatin shtetëror Akasaka, Trump e vlerësoi kryeministren japoneze — e para grua që mban këtë post në historinë e vendit — duke e cilësuar si “një nga lideret më të mira që Japonia ka pasur ndonjëherë”.
“Është një nder i madh të jem me ju, veçanërisht kaq herët në atë që mendoj se do të jetë një nga kryeministret më të suksesshme”, – u shpreh Trump.

Nga ana e saj, Takaichi e quajti Trumpin “mik të vërtetë të Japonisë” dhe njoftoi se do ta nominojë atë për Çmimin Nobel për Paqe, duke lavdëruar rolin e tij në “forcimin e stabilitetit ndërkombëtar”.

Sipas deklaratës së përbashkët, marrëveshja synon “forcimin e qëndrueshmërisë dhe sigurisë së zinxhirëve të furnizimit me minerale kritike dhe elemente të rralla tokësore”, sektorë kyç për prodhimin e baterive, mikroçipave dhe pajisjeve të teknologjisë së lartë.

Ky hap vjen në një moment kur Kina ka vendosur kufizime të reja në eksportet e elementeve të rralla, çka e ka shtyrë Trumpin të paralajmërojë tarifa 100 për qind ndaj importeve kineze.

Presidenti amerikan ndodhet në Japoni që prej të hënës, në kuadër të një turneu në Azi, gjatë të cilit pritet të zhvillojë edhe një takim me presidentin kinez Xi Jinping, në përpjekje për të zbutur tensionet tregtare mes dy fuqive më të mëdha ekonomike të botës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kur ofendon një vajzë dy herë, ke ofenduar familjen” – Babai i Selin Bollatit...

0
Në emisionin “Fan Club”, babai i Selin Bollati, Toni Bollati, ka komentuar situata të tensionuara brenda shtëpisë së “BBV 5”. Ai ka bërë të...

“Mesazhi është vetëm bashkim dhe vetëm bashkim”, Ardit Qylybyli kryetar i PD-së në Shkodër

0
Ardit Qylybyli është shpallur fitues i zgjedhjeve për kryetar të degës së Partia Demokratike në Shkodër, duke marrë 1,083 vota, ndërsa kandidati tjetër, Gentian...

Rama për Belinda Ballukun: “Çështja e deputetes Balluku sipas meje është e mbyllur,Kuvendi u...

0
Kryeministri Edi Rama komentoi vendimin e Kuvendi i Shqipërisë për të mos pranuar heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku, pas kërkesës së SPAK...

Rama: Porto Romano, një projekt strategjik rajonal dhe europian

0
Në një dalje të fundit në podcastin Flasim, kryeministri Edi Rama ka folur për projektin e portit të ri tregtar dhe ushtarak të Porto...

Rama për vendimin e Kushtetueses për TikTok: “Si kofini pas të vjelit”

0
Kryeministri Edi Rama ka komentuar vendimin e Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë lidhur me bllokimin e TikTok, duke e cilësuar atë të panevojshëm dhe të...