8.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Trump pas takimit me Putinin: “Takim jashtëzakonisht produktiv, por ende shumë për të bërë për Ukrainën”

Presidenti amerikan Donald Trump, në konferencën e përbashkët me presidentin rus Vladimir Putin në Alaska, e përshkroi takimin si “jashtëzakonisht produktiv”, por theksoi se ende mbetet punë për të ndalur luftën në Ukrainë.

“Mendoj se patëm një takim shumë produktiv. Kishte shumë, shumë pika për të cilat ramë dakord. Nuk ka marrëveshje deri sa të ketë marrëveshje. Do të telefonoj NATO-n… dhe natyrisht do të telefonoj presidentin Zelensky për t’i treguar për takimin e sotëm. Ne bëmë vërtet disa përparime të mëdha,” u shpreh Trump para gazetarëve.

Ai shtoi se është arritur progres në disa çështje kyçe, por një nga to mbetet “ndoshta më e rëndësishmja”, pa dhënë detaje konkrete. “Janë vetëm disa pak që mbeten. Disa nuk janë aq të rëndësishme, njëra është ndoshta më e rëndësishmja. Por kemi një shans shumë të mirë për t’ia arritur, nuk ia arritëm ende, por kemi një shans shumë të mirë për t’ia arritur,” theksoi presidenti amerikan.

Trump njoftoi se do të kryejë biseda telefonike me NATO-n dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për t’i informuar mbi rezultatet e diskutimeve me Putinin, duke lënë të hapur mundësinë që ky samit të shënojë një hap vendimtar drejt një armëpushimi të mundshëm.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...