23.3 C
Tiranë
Monday, July 27, 2026

Putin në konferencën me Trump: “Nëse ai do të ishte president në vitin 2022, nuk do të kishte luftë në Ukrainë”

Presidenti rus Vladimir Putin e nisi konferencën e përbashkët me homologun amerikan Donald Trump, duke thyer protokollin e zakonshëm dhe duke marrë fjalën i pari. Në deklaratën e tij, Putin u përqendrua te konflikti në Ukrainë, duke e cilësuar si një “tragjedi mes dy popujve vëllezër” dhe duke nënvizuar se lufta nuk do të kishte shpërthyer nëse Trump do të ishte president në vitin 2022.

“Ne i konsiderojmë ukrainasit si një shtet vëlla. Ajo që ka ndodhur është një tragjedi, ndaj vendet tona janë të interesuara t’i japin fund kësaj situate. Duhet të eliminojmë shkaqet themelore të këtij konflikti. Siguria e Ukrainës duhet të garantohet, por edhe shqetësimet legjitime të Rusisë duhet të merren parasysh,” tha Putin.

Ai theksoi se për një paqe të qëndrueshme nevojiten standarde të reja afatgjata dhe shtoi se shpreson që Evropa dhe Ukraina të mos tentojnë të zhbëjnë progresin e arritur në bisedimet e zhvilluara në Alaska.

Putin gjithashtu e përshëndeti angazhimin e Trump në proces, duke e cilësuar atë si një lider të interesuar jo vetëm për prosperitetin e SHBA-së, por edhe për përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. “Rusia dhe Amerika mund t’i ofrojnë njëra-tjetrës shumë mundësi, qoftë në fushën dixhitale, në kontaktet ndërkombëtare apo në sigurinë globale. Është koha të kthejmë faqe dhe të rivendosim paqen dhe bashkëpunimin,” shtoi presidenti rus.

Në përfundim, ai deklaroi me bindje se “nëse Trump do të ishte president në vitin 2022, nuk do të kishte luftë”, duke dërguar një mesazh të qartë mbi pritshmëritë e tij nga ky samit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Për bionden që më ka vjedhur zemrën”/ Mateo surprizon Brikenën me një dedikim romantik...

0
Një moment i veçantë dhe plot emocione ka ndodhur gjatë një emisioni, ku Mateo ka surprizuar partneren e tij, Brikena Selmani, me një dedikim...

Rama për manipulimin online: “Sot manipulimi udhëton me shpejtësinë e algoritmit, nuk duhet më...

0
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se manipulimi i informacionit dhe ndërhyrjet e huaja janë kthyer në një sfidë të re për demokracitë, duke theksuar...

Rama për “revolucionin e flamingove”: “Është një shembull i jashtëzakonshëm i dezinformimit, duhet të...

0
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se i ashtuquajturi “revolucion i flamingove” është një shembull i dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja, teksa mori pjesë në...

Horoskopi i dashurisë në fund të korrikut/ Tre shenjat që mund të përballen me...

0
Fundi i korrikut mund të sjellë emocione të forta në jetën sentimentale të disa shenjave të zodiakut, sipas astrologjisë. Për disa persona kjo periudhë...

Tragjedi në Venezuelë/ Bilanci i tërmeteve arrin në 5.546 viktima, mijëra të plagosur dhe...

0
Një muaj pas dy tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën, bilanci i viktimave ka arritur në 5.546 persona të vdekur, ndërsa 16.740 të tjerë...