36.5 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

Trupa të ukrainasve të vdekur në rrugë/ Zelensky në Bucha: “Është shumë e vështirë të negociosh kur sheh se çfarë kanë bërë këtu, i trajtojnë njerëzit më keq se kafshët”

Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky ka ndjekur nga afër situatën në qytetin Bucha, në veri-perëndim të Kievit.

Ai theksoi se është shumë e vështirë për Ukrainën të negociojë me Rusinë pas mizorive të kryera nga forcat ruse në Bucha.

I rrethuar nga personeli ushtarak, Zelensky tha se situata me të cilën po përballej ishte shumë e vështirë, duke ritheksuar se po ashtu edhe negocimi me Rusinë pas këtyre mizorive të kryera nga forcat ruse , ishte po ashtu edhe më i vështirë për tu arritur.

Zelensky u shpreh se mizoritë e kryera në qytet karakterizojnë “natyrën e ushtrisë ruse” duke shtuar se ata “i trajtojnë njerëzit më keq se kafshët”.

“Është shumë e vështirë të negociosh kur sheh se çfarë kanë bërë këtu”, theksoi presidenti teksa qëndronte në qytet, i rrethuar nga rojet e sigurisë.

Presidenti Zelensky u zotua se vendi “nuk do të ndalet” derisa t’i gjejë përgjegjësit.

“Ne duam që ju t’i tregoni botës se çfarë ndodhi këtu. Çfarë bëri ushtria ruse. Çfarë bëri Federata Ruse në Ukrainën paqësore. Është e rëndësishme për ju të shihni se këta ishin civilë”, shtoi presidenti.

opennews.al
opennews.al
opennews.al

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...