8.5 C
Tiranë
Tuesday, March 10, 2026
spot_img

Turistët sollën 167 milionë euro më pak në 6 mujorin e parë/ Shqiptarët kursyen rreth 300 mln euro

Ndonëse turizmi u gjallërua në gjysmën e parë të këtij viti, sërish ai mbetet nën nivelet e parakrizës.

Sipas statistikave të bilancit të pagesave të publikuar nga Banka e Shqipërisë, që mat bilancin e udhëtimeve (shpenzimet që bëjnë të huajt në Shqipëri dhe ato që bëjnë shqiptarët jashtë), shpenzimet e të huajve në Shqipëri arritën në 687 milionë euro në 6 mujorin e parë të vitit, me një rënie prej 20%, ose 167 milionë euro më pak, në krahasim me janar-qershor 2019, që deri tani mban rekordin si viti më i mirë deri tani për turizmin.

INSTAT raportoi se për të njëjtën periudhë në vend hynë rreth 1.7 milionë shtetas të huaj, me një tkurrje prej 21% në krahasim me janar-qershor 2019. Pesha e turistëve nga Kosova u rrit në rreth 50%, nga mbi 30% që ishte në periudhën kur lëvizja ishte normale, duke amortizuar disi mosardhjen e turistëve nga shtetet e Europës Perëndimore e Lindore.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se gjithsesi hendeku me parakrizën ka filluar të ngushtohet që në tremujorin e dytë të vitit, teksa tkurrja ishte 11.6% në raport me periudhën përkatëse, nga 31% në tremujorin e parë.

Vera ka sjellë një panoramë tjetër për turizmin në vend, duke e tejkaluar nivelin e 2019-s. Të dhënat e fundit nga Tirana International Airport (TIA), nga vijnë një pjesë e konsiderueshme e turistëve nga Europa (përveç rajonit) bënë të ditur se për periudhën korrik-gusht 2021 kanë udhëtuar gjithsej (hyrje-dalje) rreth 983 mijë pasagjerë, me një rritje prej 21.3% në krahasim me të njëjtën periudhë të 2019-s, që deri tani kishte qenë viti më i mirë i turizmit. Ndërsa në raport me korrik-gusht 2020, kur vendi po vuante pasojat e krizës, zgjerimi është 76%.

Vetëm në korrik, trafiku i pasagjerëve ishte 9.6% më i lartë se në të njëjtin muaj 2019 (+70% me 2020-n), ndërsa në gusht rritja ishte më e fortë në gati 32% (+82% me të njëjtin muaj të 2020-s).

Shqiptarët “kursyen” 300 milionë euro nga mbyllja e rrugëve

Vetëm në muajt e verës së këtij viti, shtetet e Bashkimit Europian filluan të hiqnin gradualisht kufizimet e udhëtimit për shtetasit shqiptarë. Ndërsa në 6 mujorin e parë, daljet e shtetasve shqiptarë ishin rreth 36% më të ulëta se e njëjta periudhë e 2019-s.

Si rrjedhojë edhe shpenzimet e shqiptarëve jashtë kanë shënuar një tkurrje të ndjeshme. Ato ishin rreth 400 milionë euro për periudhën janar- qershor 2021, me një tkurrje prej 43% në krahasim me 6 mujorin 2019, ose rreth 300 milionë euro më pak.

Si rrjedhojë e hyrjeve më të larta të të huajve, në raport me daljet e shqiptarëve, bilanci neto i udhëtimeve, që nënkupton valutën që mbetet në Shqipëri, u përmirësua ndjeshëm në gati 290 milionë euro, që është rezultati më i mirë historik që kur raportohen të dhënat në 2008-n

opennews.al
opennews.al
opennews.al

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Ka qëlluar në ajër për të kanosur policinë” – zbardhet ngjarja në Shkodër, shpallet...

0
Autoritetet zbardhën detajet e ngjarjes së djeshme në lagjen Guerrile, Shkodër, ku një person qëlloi me armë zjarri gjatë ndjekjes nga policia. Bëhet fjalë...

Tritol në makinën e Oltion Klosit, autori kapet nga kamerat lëvizte me biçikletë

0
Detaje të reja kanë dalë në lidhje me shpërthimin e automjetit të 36-vjeçarit Oltion Klosi në rrugën “Vasil Noçka” në Tiranë. Sipas burimeve policore,...

47-vjeçari gjendet i pajetë në banesë, dyshohet vetëvrasje me armë zjarri

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur rrugën “Sotir Caci” në Tiranë, ku një 47-vjeçar me iniciale B. G. është gjetur i pajetë brenda banesës...

“Ju doni vetëm vajza që shtrihen” – Dea Michelle reagon ndaj komenteve fyese në...

0
Blogerja shqiptare Dea Michelle ka reaguar publikisht pas komenteve ofenduese që ka marrë në Instagram, duke publikuar disa prej mesazheve më të rënda që...

Shpërthim me lëndë plasëse në Tiranë, dëmtohet një automjet

0
Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën “Vasil Ndocka” në Tiranë. Automjeti i prekur...