Karabinierët e Città di Castello arrestuan një 22-vjeçar shqiptar pasi u kap me një sasi kokaine. Pas ndalimit të tij nga policia, i riu u shfaq shumë nervoz, ndërsa gjatë kontrollit të mjetit u konstatuan 100 doza kokaine të pastër.
Mediat italiane raportojnë se droga ishte mbështjellë dhe futur në një çantë me veshje.
Ndërkohë, nëse do të dilte në treg, vlera e saj kushtonte deri në 10 mijë euro.