9.5 C
Tiranë
Sunday, November 24, 2024
spot_img

U kap në bazën ushtarake në Gramsh, 33- vjeçarja ruse duket e apasionuar mbas gjërave të vjetra

Pas sulmit të ushtarëve në Gramsh, disa foto të ruses, Svetlana Timofeeva e arrestuar nga autoritetet shqiptare pasi akuzohet për aktivitet spiunazhi zbulojnë se ka hyrë në bazat ushtarake shqiptare. Svetlana Timofeeva ka publikuar gjithashtu për ndjekësit e saj në rrjete sociale këto zona duke përshkruar detajet e sigurisë së tyre.

33-vjeçarja duket se është e apasionuar pas gjërave të vjetra, këtë e tregojnë fotot e shumta që rusja ka shkrepur në këto zona. Hetimet për përfshirjen e së resë si agjente vijojnë nga autoritetet shqiptare, por megjithatë në rrjete sociale Svetlana Timofeeva është një blogere e cila numëron mjaft ndjekës dhe herë pas herë ndan me ta disa nga ‘aventurat’ e saj. Të tilla janë edhe këto foto që Svetlana Timofeeva ka publikuar nga baza ajrore e Gjadrit në 2020 ku ruhen reliket e aviacionit luftarak shqiptar. Edhe në Porto Palermo, 33-vjeçarja bën një përshkrim të detajuar të bazës. I njëjti pasqyrim shfaqet edhe në profilin e Instagramit të ukrainasit 25-vjeçar Fiodor Mihailoviç, i cili ka publikuar me dhjetëra foto, që datojnë 55 javë më parë. Por ajo që vihet re në profilin e tij, është se udhëtimet e të akuzuarve për spiunazh, nuk janë bërë vetëm në Shqipëri, por edhe në baza ushtarake të braktisura në vendet e tjera si në këtë album me foto nga Çekia, Rusia, Gjeorgjia etj, ku pamjet e relikeve ushtarake në këto vende zënë një pjesë të madhe të platformave sociale të të rinjve.

Timofeeva u vu në pranga së bashku me një tjetër rus dhe ukrainas, menjëherë pas sulmit ndaj dy ushtarëve në ish-Uzinën e Armëve në Gramsh, pasi donin të futeshin brenda ndërsa nuk lejohet. Veta ata thonë se janë blogerë e fotografë dhe mohojnë akuzat për aktivitet spiunazhi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT