4.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

U vra nga shqiptari Taulant Malaj pasi kishte dyshime për tradhëti, flet vëllai i i 51-vjeçarit italian

Ka kalur tashmë një muaj pas tragjedisë që shkatërroi Torremaggiore-n, ku Taulant Malaj vrau italianin Massimo De Santis dhe vajzën e tij 16-vjeçare Xhesika.

Shtëpia në rrugën Togliatti ku ndodhi krimi makabër është në vendosur shitje.Historia e familjes De Santis, të cilët humbën familjarin e tyre tashmë mund të përmblidhet me dy fjalë: punë dhe shtëpi. Një muaj pas tragjedisë që goditi Torremaggiore-n, të gjithë përpiqen që t’i rikthehen normalitetit, por ajo që ndodhi mesnatën e 6 dhe 7 Majit nuk do të harrohet lehtë.

Bëhet fjalë për rastin ku Taulant Malaj vrau vajzën e tij Xhesikën dhe italianin Massimo De Santis, pasi dyshonte se ishte personi me të cilin e tradhtonte gruaja, Tefta Malaj. Kjo e fundit shpëtoi nga goditjet me thikë. Në zonën kur ndodhi ngjarja, qytetarët thonë se ishte një tragjedi e madhe, dhe se askush nuk e priste.

“Ishte një tragjedi e madhe. Askush nuk e priste. Gjithçka dukej normale”- shprehen ata.

Për mediat italiane ka folur vëllai i Massimo De Santis, pronarit 51-vjeçar që u vra nga dora e shqiptarit. “Vëllai im nuk e meritonte të vdiste kështu. Më mirë do të kisha vdekur në një aksident rrugor ose në rrethana të tjera, por ai nuk e meritonte një vdekje si kjo”, thotë vëllai i tij Gianluca, emri i të cilit figuron në tabelën e shitjes së apartamentit në via Togliatti, ku jeton ende nëna e tij gati tetëdhjetë vjeç.

“Nëna ime nuk ka dalë kurrë vetëm nga shtëpia që nga dita e tragjedisë. Më duhet ta marr në katin e tretë dhe ajo del nga ashensori duke ngulur sytë drejt përpara, si për të hequr imazhin e çarçafit të bardhë që mbulonte trupin e përgjakur të Massimos, i shtrirë në tokë”, thotë sërish Gianluca.

Taulant Malaj, 45-vjeçari shqiptar i cili vrau të bijën e tij 16-vjeçare, Xhesika Malaj, si dhe një 51-vjeçar me të cilin dyshonte se gruaja e tij kishte lidhje jashtëmartesore, ka rrëfyer më herët se kishte pasur debate në familje, gjithmonë për tradhtinë e pretenduar dhe i kishte kërkuar divorcin bashkëshortes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...