20.5 C
Tiranë
Sunday, September 8, 2024
spot_img

UEFA pezullon Mirlind Dakun për dy ndeshje për deklaratat diskriminuese

Një nga çështjet më të përfolura ditët e fundit në futbollin shqiptar është ajo e Mirlind Dakut. Pas barazimit 2-2 me Kroacinë në Hamburg, sulmuesi i Shqipërisë mori mikrofonin dhe ofendoi serbët dhe maqedonasit.

Sot, UEFA ka vendosur të pezullojë Dakun për dy ndeshje. Kjo do të thotë se ai nuk do të mund të kontribuojë për ekipin e Shqipërisë në dy ndeshjet e ardhshme. Në këto kushte, Daku nuk do të luajë ndaj Spanjës në Dusseldorf.

Reagimi i Federatës së Futbollit të Maqedonisë për këtë çështje ka thelluar debatin, pasi ata kërkuan masat e duhura për këto deklarata diskriminuese. Mirlind Daku luajti vetëm 6 minuta në ndeshjen kundër Kroacisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT