18.2 C
Tiranë
Sunday, June 14, 2026

Ukraina kap dy ushtarë koreanoveriorë në rajonin e Kursk

Për herë të parë që prej hyrjes së ushtarëve koreanoveriorë në luftën mes Rusisë dhe Ukrainës, Ukraina ka njoftuar kapjen e dy prej tyre në rajonin e Kursk. Presidenti Volodimir Zelenski tha se ushtarët, të cilët ishin të plagosur, ishin dërguar në Kiev dhe po komunikonin me shërbimet e sigurisë ukrainase (SBU) përmes një përkthyesi. Ai shtoi se, si të gjithë të burgosurit e luftës, ushtarët koreanoveriorë po merrnin asistencën mjekësore të nevojshme dhe se gazetarët do të kishin mundësi të flisnin me ta.

Zelenski gjithashtu publikoi një video mesazh, ku tha se trupat koreanoveriorë ishin kapur nga forcat speciale ukrainase. Forcat speciale gjithashtu postuan një video që tregon ushtarët koreanoverior të kapur dhe në duar të autoriteteve ukrainase.

Ashtu si të gjithë të burgosurit e luftës edhe ushtarët koreanoveriorë po marrin të gjithë asistencën e nevojshme mjekësore”, tha Zelenski teka njoftoi se gazetarët do të kishin mundësi të flisnin me ta. “Bota duhet të di të vërtetën mbi atë që po ndodh’, shtoi ai.

Kievi pretendon se trupat e Phenianit janë duke luftuar në rajonin e Kursk, ku Ukraina ka nisur një inkursion që prej muajit gusht, duke mbajtur ende nën kontroll qindra kilometra katrorë në këtë zonë. Ukraina dhe aleatët e saj perëndimorë besojnë se Koreja e Veriut ka dërguar rreth 10,000 ushtarë për të luftuar krah ushtrisë ruse dhe ka kontribuar edhe me furnizimin me predha artilerie për ushtrinë e Putinit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...