19.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

UNICEF: Gaza në kolaps – 95% e shkollave jashtë funksionit, fëmijët të uritur dhe të traumatizuar

Kriza humanitare në Rripin e Gazës ka arritur përmasa dramatike, sipas raportit më të fundit të UNICEF-it, i cili ngre alarmin për një situatë që cilësohet si “pa precedent”. Sipas raportit, 95% e shkollave janë shkatërruar nga lufta që ka shpërthyer në tetor të vitit 2023, duke lënë qindra mijëra fëmijë pa qasje në arsim.

Shumë prej këtyre fëmijëve nuk kanë ndjekur mësimin prej më shumë se dy vitesh, ndërsa shkollat janë kthyer jo më në ambiente edukimi, por në strehë për të mbijetuar nga bombardimet e përditshme. Për UNICEF-in, ky është një kolaps total i sistemit arsimor dhe një cenim i të drejtës bazë të fëmijëve për arsimim.

Por kriza nuk ndalet këtu. Raporti tregon gjithashtu për një situatë alarmante të kequshqyerjes. Vetëm gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2025, mbi 19 mijë fëmijë janë trajtuar për kequshqyerje akute, ndërsa dhjetëra të tjerë kanë humbur jetën për shkak të mungesës së ushqimit. Çmimet e produkteve ushqimore në Gaza janë rritur deri në 700%, duke e bërë të pamundur furnizimin për pjesën më të madhe të familjeve.

Edhe sistemi shëndetësor ndodhet në kolaps: nga 38 spitale që ka Gaza, më shumë se gjysma nuk janë funksionale. Fëmijët kanë nevojë urgjente jo vetëm për trajtim mjekësor, por edhe për mbështetje psikologjike. UNICEF vlerëson se rreth 1.1 milion fëmijë – pothuajse të gjithë në territorin e Gazës – kanë nevojë për ndërhyrje psikologjike, pasi shumë janë ndarë nga familjet e tyre dhe kanë përjetuar trauma të rënda nga dhuna dhe shpërngulja.

Situata në Gaza po shënon një nga krizat më të thella humanitare të dekadës. UNICEF i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar për veprim të menjëhershëm, për të ndalur përshkallëzimin e tragjedisë dhe për të siguruar ndihmë emergjente për popullatën civile – veçanërisht fëmijët – që po përballen me pasojat më të rënda të këtij konflikti.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...