26.9 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Aksident tragjik në rrugën e Arbrit, humb jetën punonjësi i ADZM-së në Dibër

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën e Arbrit, në dalje të qytetit të Peshkopisë. Viktima është identifikuar si Bledar Spahiu, 43 vjeç, punonjës i Agjencisë së Zonave të Mbrojtura në Dibër.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00, kur Spahiu dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte, i cili ka dalë nga rruga dhe ka rënë disa metra më poshtë. Ai u transportua fillimisht në spitalin e Dibrës me shenja jete, por ndërroi jetë gjatë rrugës për në Spitalin e Traumës në Tiranë, për shkak të plagëve të rënda.

Sipas burimeve zyrtare, Bledar Spahiu ishte nisur drejt Peshkopisë për t’iu bashkuar ekipeve zjarrfikëse që po punojnë për shuarjen e zjarrit në Parkun Kombëtar “Lurë – Mali i Dejës”, ku prej ditësh situata paraqitet e vështirë për shkak të flakëve që kanë përfshirë një pjesë të madhe të sipërfaqes pyjore.

Policia lokale konfirmoi ngjarjen me një njoftim zyrtar:

“Rreth orës 10:00, në dalje të qytetit të Peshkopisë, shtetasi B.S., dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga duke rënë disa metra poshtë saj. Si pasojë e dëmtimeve të marra, drejtuesi i automjetit ka humbur jetën, gjatë transportimit për në spitalin e Traumës Tiranë.”

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e aksidentit. Ngjarja ka shkaktuar tronditje të thellë në komunitetin lokal dhe në radhët e strukturave të mbrojtjes së mjedisit në Dibër.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...